VIDEO/ Zelensky shfaqet para zyrës së tij në Presidencë: Jemi këtu dhe nuk i ulëm armët, do mbrojmë shtetin tonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Zelensky tha se "lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim", raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës.

Washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për të ndihmuar Zelensky.

Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. 

Vetë Zelensky ka postuar një video duke ecur nëpër rrugët e Kievit, në përpjekje për të luftuar thashethemet, se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t'i dorëzohet trupave ruse.

"Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim," tha ai, ndërsa në sfond kishte institucionin e presidencës në Kiev.

"Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë."


Lajmi kryesor:

Ukrainasit rezistencë pushtimit rus! Moska nis sulm ajrore mbi Kiev: Negociatat dështuan! Perëndimi mban fjalën, armë drejt Ukrainës!


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë