Ukrainasit rezistencë pushtimit rus! Moska nis sulm ajrore mbi Kiev: Negociatat dështuan! Perëndimi mban fjalën, armë drejt Ukrainës!

KIEV-Lufta vijon të intensifikohet në Ukrainë, ku në ditën e tretë të bombardimeve rusët duket se kanë përparuar drejt Kievit. Nata e sotme pritet të jetë e gjatë në kryeqytetin ukrainas i cili tashmë është në shtetrrethim  dhe alarmi për sulme ajrore ka rënë sërish. Rezistenca ukrainase është e fortë dhe pushtimi rus është ngadalësuar ndjeshëm.  Moska ka urdhëruar sulm në të gjitha drejtimet pasi sipas saj tentativat për negociatat dështuan.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa prin luftën e kombit të tij në kryeqytet, ka akuzuar Rusinë për “gjenocid” . Ai bëri thirrje që Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i klasifikojë veprimet e Rusisë si “gjenocid” dhe Moskës t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndërkohë perëndimi.po mban fjalën për t'i ardhur në ndihmë të Ukrainës. Gjermania dhe Holanda kanë njoftuar dërgesat e armëve në Ukrainë sot. Së fundmi bëhet e ditur se Franca gjithashtu është zotuar të japë më shumë ndihmë ushtarake. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, njoftoi sot 27 vendet anëtare të BE-së do të “lehtësojë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë”. SHBA ka dhënë ndihma plot 350 milionë dollarë. Ndihma e perëndimit e ka kënaqur Presidentin ukrainas, Zelensky i cili ka njoftuar popullin e tij se bota është me ta. 

Protesta masive janë organizuar në të gjithë botën kundër luftës ruse në Ukrainë. Por jo vetëm, edhe rusët kanë sfiduar vendimin e Putinit. Protesta në 27 qytete ruse, ndërsa raportohen rreth 2700 të arrestuar.

Paraditen e sotme Presidenti i Ukrainas, Zelensky në një deklaratë për media thotë se planet e Rusisë për ta kapur dështuan dhe se ushtria ukrainase iu ka prishur planet rusëve. Zelensky tha se kryeqyteti Kiev dhe qytetet kryesore rreth tij ishin ende nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

"Shkatërrimi nga raketat dhe artileria e ndërtesave të banimit është argumenti përfundimtar që bota të jetë pranë nesh në ndalimin e pushtimit të pushtuesve", tha ai.

Zelenky i bëri thirrje përsëri ukrainasve që t'i rezistojnë pushtimit rus dhe pati një fletës për të gjithë miqtë jashtë se kush do të vijë të mbrojë Ukrainën është i mirëpritur të bashkohet me ne. Ai tha gjithashtu se Ukraina ka fituar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko teksa ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 të mëngjesit, paralajmëroi: "Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut."

Numri i njerëzve të larguar deri më tani (26 shkurt) nga Ukraina si pasojë e luftës ka shkuar në 150,000. Lajmi u bë i ditur në Gjenevë Filippo Grandi nga komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.

“Më shumë se 150,000 refugjatë ukrainas kanë kaluar tani kufirin në vendet fqinje, gjysma e tyre (kanë shkuar) në Poloni dhe shumë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe vende të tjera. Zhvendosja e popullsisë në Ukrainë është gjithashtu në rritje, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrit”, shkroi Grandi në Twitter.

Ndërkohë, qiejt evropianë mbyllen gjithnjë e më shumë për aviacionin civil rus: deri te shtunen, 10 vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për fluturimet nga Moska dhe Shën Petersburg. Ato janë Britania e Madhe, Lituania, Letonia, Estonia, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia, Moldavia, Rumania dhe Bullgaria.

Mëngjesin e sotëm u bombardua një godinë banimi për civile, një pallat shumëkatësh. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ditën e djeshme, ashtu siç pritej, nuk miratoi dot rezolute kundër ndërhyrjes në Ukrainë, për shkak të vetos së Rusisë. Megjithatë të gjithë kombet e pranishme kanë duartrokitur shtetin e Ukrainës, pasi ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, bëri thirrje për një moment heshtjeje për të nderuar ata që kishin vdekur në Ukrainë.

Ushtria ukrainase thotë se deri tani janë vrarë më shumë se 3,500 ushtarë rusë dhe pothuajse 200 janë zënë robër. Ata shtojnë se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Johnson telefonon Zelensky-n: Ukrainasit po luftojnë heroikisht! Putin s'e priste

1645913121_284969.jpg

Boris Johnson thotë se ukrainasit po "luftojnë heroikisht" dhe me "sukses të madh" në disa vende.

Pas një telefonate me presidentin ukrainas, kryeministri tha se gjërat "nuk po shkojnë në rrugën qw priste Putin".

Por ai tha se duhej bërë më shumë për të "ndryshuar shanset e rënda me të cilat përballet Ukraina" nga pushtimi rus.

Ora 22:25
VIDEO/ Alarm në Kiev, bien sirenat! Paralajmërohen sulme të tjera ajrore

 

Në këtë natë të tretë të luftës, sirenat e sulmit ajror kanë nisur në Kiev. Qyteti po 'përgatitet' për një natë tjetër sulmesh ruse.

Ora 22:13
Papa telefonon Zelensky-n, shpreh 'dhimbjen e tij më të thellë'! Presidenti: Lutet për paqen

1645910053_Screenshot8.jpg

Ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë (Vatikan) përmes një njoftimi ka bërë me dije se Papa Françesku shprehu “dhimbjen e tij më të thellë” në telefon me presidentin ukrainas Volodymyr

“Sot Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ati i Shenjtë shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në një postim në Tëitter, Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se "populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij".

“Falënderova Papa Françeskun që u lut për paqen në Ukrainë dhe një armëpushim. Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, shkroi Zelensky në Tëitter.

Ora 22:03
Ushtari rus shpërthen në lot, ‘dorëzohet’ para syve të trembur të fëmijëve ukrainas

Nuk duroi...pa sytë e trembur të fëmijëve, lotët e grave dhe burrat gati...ndaj nuk duroi, ushtari rus shpërtheu. Shpërtheu në lot, ra në tokë dhe mbuloi fytyrën me duar pasi pa reagimet e qytetarëve në Sumy, një qytet ukrainas.

Videoja e ushtarit rus që u “thye” në sytë e ukrainasve po bën xhiron e botës.

Ora 21:09
Biden: Sanksionet e vetmja mënyrë, ndryshe kemi Luftë të Tretë Botërore

1643896032_1643195864httpscdncnncomcnnnextdamassets220119181329joebidenvladimirputinsplitforvideo.jpg

Presidenti Biden në një intervistë të dhënë sot mbrojti morinë e sanksioneve që SHBA ka vendosur kundër Rusisë dhe elitës së saj, duke thënë se dënimet janë mënyra e vetme për të shmangur një luftë globale.

Komentet e Biden vijnë në mes të kritikave se 'gjobat' që SHBA ka vendosur kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe qeverisë së tij nuk kanë parandaluar një sulm të gjithanshëm rus ndaj Ukrainës.

Biden tha se sanksionet janë mënyra e vetme për të dëmtuar Rusinë pa rrezikuar luftën globale.

“Ju keni dy opsione. Filloni një luftë botërore, shkoni në luftë me Rusinë, fizikisht. Ose dy, sigurohuni që një vend që vepron kaq në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të paguajë një çmim për ta bërë këtë, "tha zoti Biden.

Presidenti gjithashtu vuri në dukje armatimin e mbrojtjes dhe ndihmën ekonomike që SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës si dëshmi se ai po bën më shumë sesa thjesht ndëshkimin e Rusisë.

Ora 20:50
Ukraina nuk është vetëm, perëndimi nis armët drejt Kievit

Perëndimi po mban fjalën për Ukrainën. Republika Çeke, Holanda dhe Portugalia do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën! Tre anëtarë të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.

Republika Çeke u zotua të shtunën të dërgojë një “dërgesë armësh në Ukrainë” me vlerë mbi 8.5 milionë dollarë në një “vend të zgjedhur nga ukrainasit”.

“Qeveria ka miratuar një dërgesë armësh në Ukrainë. Ne po dërgojmë mitralozë, automatikë, pushkë snajper dhe pistoleta dhe municionet e tyre përkatëse me vlerë 188 milionë CZK”, shkroi në Tëitter kryeministri çek Petr Fiala.

Ora 20:30
Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës armë anti-tank dhe armë kundërajrore​, reagon Zelensky: Koalicioni kundër luftës në veprim

1645903903_Screenshot6.jpg

Gjermania ka miratuar dërgimin e një sasie të konsiderueshme armësh për Ukraninën e cila prej tri ditësh është duke u përballur me luftime kundër forcave ruse. Kancelari gjerman Olaf Scholz, në Twitter ka njoftuar se bëhet fjalë për njëmijë armë anti-tank si dhe raketa të tipit stringer, armë kundërajrore. “Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën më miri që mundemi për t'u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1,000 armë kundër-tank dhe 500 raketa Stinger për miqtë tanë në Ukrainë”, ka shkruar kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.

Duke postuar në Twitter në anglisht, Zelensky shkroi: “Gjermania sapo ka njoftuar sigurimin e granatë hedhësve antitank dhe raketave Stinger për Ukrainën. Koalicioni kundër luftës në veprim!”

Ora 19:51
Zelensky: Ndjejmë se Ukraina ka mbështetjen e të gjithë botës për kufizimet e SWIFT ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se e gjithë bota është në konsensus lidhur me përjashtimin e Rusisë nga SWIFT.

Në një deklaratë mbrëmjen e sotme, lideri ukrainas tha “ne ndjejmë se Ukraina ka mbështetjen e të gjithë botës së qytetëruar për kufizimet e Rusisë lidhur me SWIFT.

Ai e përshëndeti këtë si një "fitore të rëndësishme" dhe tha se për Rusinë është një humbje e madhe.

Çfarë është SWIFT?

SWIFT është një platformë e sigurt komunikimi që përdoret nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare që dërgojnë dhe pranojnë informacione, të tilla si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë.

Ora 19:34
Shifrat e çmendura, lufta e Putinit i kushton Rusisë 18 miliardë euro në ditë

1645900609_Screenshot5.jpg

E çmendur shifra. Putinit nuk po i dalin llogaritë në Ukrainë teksa mendonte se do ta pushtonte shumë shpejt por ajo që duhet ta shqetësojë më shumë është dëmi ekonomik që i shkakton vendit.

Sipas medias britanike Daily Mail në ditë ky pushtim i Putinit i kushton ekonomikisht Rusisë 15 miliard paund në ditë ose 17.8 miliardë euro.

Ora 19:24
Nga lufta në luftë! Afganët që i shpëtuan talebanëve dhe tani janë përballë sulmeve ruse në Ukrainë: Situata këtu më e frikshme se në Kabul

Nga lufta në luftë! Një pjesë e afganëve të pushtuar nga talebanët në gusht të vitit të kaluar, me gjithë vështirësitë që kaluan arritën të zhvendoseshin në shumë vende të botës edhe në Ukrainë.

Por ajo qe gjetën...ishte një tjetër luftë!

"Situata e Afganistanit kur talebanët morën pushtetin ishte më e mirë se ajo që po shoh këtu në Ukrainë. Tani po arratisemi përsëri, por këtë herë drejt një fati të panjohur," thotë Haidar Seddiqi, një ish-ushtarak afgan 36-vjeçar

Seddiqi, një tjetër afgan tregoi sesi u zgjua nën lutjet mëngjesin e sotëm për të gjetur kampin e tij të refugjatëve në Ukrainën veriore, për t’i shpëtuar sulmeve ruse.

Ata ecën për më shumë se 75 km dhe arritën në qytetin verior të Chernihiv, i cili tani është një zonë konflikti.

Seddiqi ndodhet në të njëjtën situatë si në gusht të vitit të kaluar. Po mundohet sërish t’i shpëtoi luftës, të shkojë në kufirin perëndirmor të Ukrainës  dhe ta kalojë atë.

Fazila Haidari, 26 vjeç, dhe motra e saj më e vogël ishin stjuardesa në Afganistan. Ata përfunduan në Lviv, në perëndim të Ukrainës, pasi u larguan nga talebanët.

"Ne menduam se do të ishte e sigurt këtu, por shikoni situatën. Unë kam telefonuar UNHCR-në dhe organizata të tjera, por askush nuk po u përgjigjet thirrjeve tona," thotë zonja Haidari.

“Isha i lumtur që u mbijetova talebanëve, por tani po pyes veten nëse largimi nga Kabuli ishte vendimi i duhur sepse tani jam në mes të një lufte tjetër”, tha ajo.

Rreth 5,000 afganë jetojnë në Ukrainë, duke përfshirë 370 që u larguan në gusht kur talebanët rimorën kontrollin e vendit.

Ora 19:20
Vendim i rëndësishëm, Gjermania lejon kalimin e armëve për të furnizuar Ukrainën

Gjermania ka hequr dorë nga dorëzimi i armëve vdekjeprurëse gjermane në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta. Ky veprim do të thotë se Holanda do të jetë në gjendje të dërgojë 400 raketa në Ukrainë.

Ai shënon një ndryshim të madh në politikën gjermane dhe mund të lejojë një rritje të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën. Kjo pasi shumë armë në Evropë janë të paktën pjesërisht të prodhuara nga Gjermania, që do të thotë se Berlini ka një fjalë për përdorimin dhe eksportin e tyre.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i është referuar vazhdimisht kësaj politike javët e fundit kur refuzoi të dorëzonte armë vdekjeprurëse në Ukrainë.

Ora 18:31
Rusët sfidojnë Putinin, nuk ia pranojnë luftën në Ukrainë! Protestë në 27 qytete, 2700 të arrestuar

2,692 persona janë arrestuar në Rusi, pasi kanë qenë pjesë e protestave kundër luftës.

Sipas një portali të pavarur lajmesh, 1.370 prej tyre janë vënë në pranga në protestën e zhvilluar në Moskë.

Pavarësisht arrestimeve, rusët nuk ndalen vijojnë protestën në 27 qytete të Rusisë.

Ora 18:18
Gratë ukrainase mbrojnë familjet me çdo kusht, krijojnë molotov në kushte shtëpie

Me shishe qelqi, lecka dhe benzinë, gratë në Dnipro, që qytet ende i pasulmuar nga rusët po krijojnë molotov për t’u mbrojtur.

Këto janë armët e vetme që kanë për të mbrojtur familjen dhe shtëpitë e tyre, nëse një sulm do të godasë qytetin e tyre.

Asnjë prej grave në foto nuk e kishte menduar ndonjëherë se tani...në 2022 ato do të krijonin molotv për t’u mbrojtur. Po “hija” e luftës tashmë ka rënë mbi Ukrainë.

Megjithëse siç thanë situata është “shumë e frikshme”, duan të jenë gati për çdo gjë!

Dniporo nuk është sulmuar ende, por pasojat e luftë po i ndjen “mbi kurriz”. Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.

Ora 18:13
Pritet natë e gjatë në Ukrainë, Rusia urdhëron sulm në të gjitha drejtimet: Negociatat dështuan

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se trupat e saj janë urdhëruar të sulmpjnë në çdo drejtim.

Sipas ministrisë ruse sulmi rifillon, disa orë pasi ishte ndërprerë për kryerjen e negociatave me qeverisë ukrainase.

 “Pasi pala ukrainase braktisi procesin e negociatave, sot të gjitha njësitë u urdhëruan të vazhdojnë sulmin në të gjitha drejtimet në përputhje me planin e operacionit”, tha ministria.

Ora 17:49
‘Ndaloni Vladolf Putler’, njerëzit pushtojnë rrugët e të gjithë botës dhe ngrihen kundër luftës në Ukrainë

“Ndaloni luftën! Dashuri dhe paqe në botë”, “Ndaloni Vladolf Putler”, “Dhe sa vdekje të tjera..?, “Imagjinoni sikur të gjithë njerëzit të jetonin në paqe”, këto ishin vetëm disa prej shprehjeve dhe pankartat që njerëzit nga e gjitha bota mbanin në duar gjatë protestave në qytetet e tyre.

Nga Londra në Tokio, e gjitha bota ka ngritur zërin për ti thënë “Jo” luftës dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Në protestë janë ngritur edhe njerëzit në Serbi, vend i cili nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ora 17:17
FOTOGALERIA/ Qytete lufte, njerëz të tmerruar, rrugë të shkretuara dhe godina të shkatërruar, ja ç'po ndodh në Ukrainë

Askush nuk e kishte menduar që në vitin 2022, në mes të Evropës, do të na shihnin sytë të tilla pamje nga qytetet e Ukrainës.

Dikush i tmerruar dhe i fshehur në bodrume bashkë me familjes, njerëz që ikin, dikush që blen rezerva ushqimore, rrugë të shkretuara dhe godina të shkatërruar.

Ukrainasit janë duke përjetuar tmerret e luftës.

Ora 17:08
Histori lufte/ ‘Kur ishte 7 vjeç fshihej nga ushtarët gjermanë nazistë’, e reja tregon jetën e të afërmes: Sot mbyllet në bodrumet e Kievit, i ruhet Rusisë

Një vajzë ukrainase e cila jeton prej vitesh në Londër, ka ndarë një histori për një të afërm të moshuar që u fsheh nga trupat naziste si fëmijë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tetë dekada më vonë e gjen veten të frikësuar dhe duke u fshehur për t’i shpëtuar ushtarëve rusë.

“Tezja ime: Është e pamundur të imagjinohet që nëna ime, e cila humbi prindërit e saj dhe mbeti jetimë në moshën 7-vjeçare, luftoi kundër Hitlerit me popullin rus. Ajo në atë kohë fshihej nga ushtarët gjermanë nazistë, sot, në moshën 85-vjeçare, është duke u fshehur në bodrumin e Kievit nga ushtarët rusë.”, ka shkruar ajo.

Ora 16:43
Edhe në Serbi kundër Putinit: Është çmendur! Flamuri ukrainas mbulon Beogradin

1645890234_164587568616458754041012048x15381.jpg

Edhe pse qeveria serbe është shprehur se nuk do të pranojë të vendosë sanksione kundër Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës, ndryshe mendojnë qytetarët e Serbisë.

Të mbledhuri me pankarta në duar ku shkruhej “Putin, mbaji duart larg Ukrainës”, “Ndal luftën në Ukrainë”, “Gratë në të zeza kundër luftës”, “Putini u çmend”, “Stop Putin, ndalo luftën”, mijëra serbë kanë dalë në rrugët e Beogradit.

Flamuri i madh ukrainas dhe një ngjyrë tjetër e bardhë që simbolizon paqen janë parë në protestë, raporton nova.rs.

Protestën e ka organizuar një shoqatë e quajtur 'Gratë në të zeza', e cila disa herë më parë ka duke kërkuar që të zbardhet fati i të pagjeturve shqiptarë që humbën jetën gjatë gjenocidit serb në Kosovë.

Ora 16:33
Përforcimi i frontit të NATO-s, ushtria britanike mbërrin në Lindje

Anijet e Marinës, trupat e Ushtrisë dhe luftëtarët e Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, janë vendosur në Evropën Lindore për të forcuar frontin e NATO-s. Lajmin është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

“HMS Trent është në Mesdheun lindor, duke kryer stërvitje të NATO-s me helikopterët Merlin dhe Aeroplanët e Patrullës Detare RAF P8 Poseidon”, thuhet në deklaratë.

Ministria tha se tanke dhe automjete të blinduara kanë mbërritur në Estoni nga Gjermania, ndërsa pritet që rreth 1000 trupa të mbërrijnë gjatë ditëve në vijim.

Në deklaratë ishte e përfshire se avionët luftarakë Typhoon "që fluturojnë nga bazat në Qipro dhe në Mbretërinë e Bashkuar tani po patrullojnë hapësirën ajrore të NATO-s mbi Rumani dhe Poloni së bashku me aleatët e NATO-s me avionët e karburantit ajër-ajër Voyager në mbështetje".

Ora 16:09
Lëvizja që nuk pritej në Ukrainë, qeveria: Të 'çorientojmë' rusët, të ndërrojmë dhe lëvizim tabelat rrugore

1645888200_GettyImages1238749606.jpg

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u kërkon njerëzve që të heqin emrat e rrugëve, qyteteve dhe fshatrave nga tabelat rrugore në rajonet e tyre. Ata thonë se kjo është për të "ngatërruar dhe çorientuar armikun".

“Për të ngatërruar dhe çorientuar armikun që po lëviz ilegalisht në Ukrainë, ne bëjmë thirrje: - të heqin pllakat me numrat dhe emrat e rrugëve/qyteteve/fshatrave në rajonet e tyre”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Tëitter.

"Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pastruar Ukrainën nga pushtuesi rus sa më shpejt të jetë e mundur!"

Ora 15:50
SHBA asistencë ushtarake 350 milionë dollarë për Ukrainën, reagon Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas mbështetjes prej 350 milionë dollarë për Ukrainën të miratuar nga sekretari i Shtetit të SHBA, Anthony Blinken.

Ajo shprehet se kjo e çon totalin asistencës së sigurisë të dhënë Ukrainës nga SHBA  gjatë vitit të kaluar në më shumë se 1 miliard dollarë. Kim shton se kjo paketë përfshin ndihmë të domosdoshme nga sulmet vdekjeprurëse ndaj Ukrainës, për të përballuar sulmet ajrore dhe të tjera me të cilat po përballet tani.

“Kjo e çon totalin asistencës së sigurisë të dhënë Ukrainës nga SHBA  gjatë vitit të kaluar në më shumë se 1 miliard dollarë. Kjo paketë do të përfshijë ndihmë të domosdoshme nga sulmet vdekjeprurëse ndaj Ukrainës, për të përballuar sulmet ajrore dhe të tjera me të cilat po përballet tani.”, shkruan ambasadorja.

Ora 15:29
E gjithë bota ‘një’! Qytetet vishen me ngjyrat e flamurit ukrainas, solidariteti na bashkon

E verdhë dhe blu....në ngjyrat e flamurit ukrainas janë veshur disa prej qyteteve më të njohura në botë. Solidariteti dhe shenjat e protestës kanë qenë të shumta në të gjithë botën dhe me mënyra të ndryshme.

New York

Paris

Berlin 

Londër

Ora 15:22
Kievi, kryeqyteti evropian i frikës! Sulmi shkatërroi pallatin dhe la pas copëza të përditshmërisë së njerëzve të thjesht, jeta e tyre nuk është më e njëjtë

Kievi është shndërruar në qytetin e errësirës dhe frikës prej tre ditësh.

Sulmi rus mbi një pallat me apartamente ngjan me një skenë të shkëputur nga një film lufte. Është me të vërtet një mrekulli që nuk ka raportime për vdekje.

Yuri një grua e zonës, teksa po fliste për sulmin mbi këtë ndërtesë në fotografi, tha se nuk kishte t lënduar pasi pjesa më e madhe e tyre i kanë braktisur shtëpitë, qytetin, madje shumë prej tyre kanë ikur edhe nga shteti.

"Nuk është mrekulli. Shumica e njerëzve ishin në strehimore ose janë larguar tashmë.", tha ajo.

Sulmi ra mbi jetën e njerëzve të thjesht dhe pas...la copëza të përditshmërisë së tyre. Një libër, një fotografi dhe një tastierë.

Një familje me fëmijë të vegjël kaloi me nxitim, me çantat në krah dhe një karrocë fëmijësh. Pastaj u zhduk...u futën në një furgon dhe ikën. Në këtë kryeqytet evropian, ekziston një ndjenjë e vërtetë se askund nuk është i sigurt.

 

Ora 14:52
Princ William dhe Kate në mbështetje të presidentit Zelenskiy: Jemi me të dhe gjithë popullin ukrainas

Zelensky-1.jpg" style="height:520px; width:780px" />

Është një koment i rrallë publik mbi politikën për Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, pasi u takuan me Zelenskiy dhe gruan e tij Olena në vitin 2020.

Princi William dhe Kate kanë thënë se “qëndrojnë me” presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

“Në tetor 2020 patëm privilegjin të takojmë Presidentin Zelenskyy dhe Zonjën e Parë për të mësuar për shpresën dhe optimizmin e tyre për të ardhmen e Ukrainës. Sot ne qëndrojmë me Presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa ata luftojnë me guxim për atë të ardhme e tyre”, shkruajnë Duka dhe dukesha.

Ora 14:45
Boris Johnson thirrje që të përjashtohet Rusia nga SWIFT

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje që të përjashtohet Rusia nga SWIFT, shërbimi i sigurt i mesazheve që lehtëson pagesat midis 11,000 institucioneve financiare në 200 vende, në akt mbështetjeje ndaj Ukrainës. "Ne po bëjmë thirrje për t'i dhënë fund përfshirjes ruse në SWIFT," tha një përditësim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

Bashkimi Evropian është i ndarë në lidhje me apelin e Ukrainës që Rusia të ndalohet nga shërbimi. Në një video-mesazh për ukrainasit më herët të shtunën, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky tha se shumica e anëtarëve të BE-së tani mbështesin vendosjen e sanksionit të ri, por i bëri thirrje Gjermanisë dhe Hungarisë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ora 14:26
Lufta në Ukrainë, raketa ruse godet një anije japoneze në brigjet e Detit të Zi

Një anije mallrash në pronësi japoneze u godit nga një raketë në brigjet e Ukrainës në Detin e Zi të premten, duke plagosur lehtë një anëtar të ekuipazhit, tha të shtunën një zyrtar, nga një firmë japoneze e transportit detar. 

Zyrtari shtoi se në bord ishin 20 anëtarë të ekuipazhit. Sipas një deklarate të lëshuar në faqen e Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, të shtunën, raportet paraprake tregojnë se raketa u lëshuar nga forcat ruse dhe goditi pjesën e pasme të anijes së ngarkesave "Namura Queen" të premten. 

“Në ndihmë ka ardhur rimorkiatori 'P&O STAR'. Situata është nën kontroll”, thuhet në postim. Ai shtoi se anija po lundronte nën flamurin panamez dhe po shkonte për në portin Pivdennyy. 

Transmetuesi publik japonez NHK raportoi të shtunën se ekuipazhi i "Namura Queen" janë të gjithë të sigurt. Sipas një faqe interneti që gjurmon pozicionet e anijeve, anija aktualisht është në rrugë për në Stamboll, Turqi.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raportoi gjithashtu se një anije tjetër u bombardua nga një luftanije ruse të premten. Anija, "Millenial Spirit", po lundronte nën flamurin moldav dhe mbante 600 tonë naftë në bord kur u godit. Dy anëtarë të ekuipazhit u plagosën rëndë si pasojë, sipas ministrisë. 

Ora 14:22
Hakerët vigjilentë rusë i bashkohen sulmit ndaj Ukrainës: E bëjmë për argëtim! Ky është vetëm fillimi

Që nga fillimi i krizës në Ukrainë, vendi ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike pothuajse të vazhdueshme, për të cilat fajësohet gjerësisht Rusia. Por sulmuesit nuk po punojnë të gjithë për Kremlinin. Një grup hakerësh vigjilentë rusë “patriotë” po e bënin këtë për argëtim në kohën e tyre të lirë, duke u kënaqur me shkaktimin e kaosit kibernetik.

Dmitry (jo emri i tij i vërtetë) më tha se donte të ndihmonte vendin e tij “të mundte Ukrainën nga prapa kompjuterit të tij”.

Javën e kaluar ai tha se ai dhe pesë bashkëpunëtorët e tij kishin kryer sulme të shumta të mohimit të shërbimit, duke përmbytur serverët ukrainas me të dhëna dhe duke i nxjerrë ato përkohësisht jashtë linje.

Ata gjithashtu dërguan me email 20 kërcënime për bomba në shkolla, tha ai. BBC pa se si grupi shkatërroi përkohësisht një faqe interneti ushtarake ukrainase. “Ky është vetëm fillimi,” tha Dmitry.

*Nga Joe Tidy, reporter i sigurisë kibernetike

Ora 13:56
Rezoluta në OKB, presidenti i Ukrainës felenderon Shqipërinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zenelsky, ka falenderuar të gjitha shtetet anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB për Rezolutën që dënonte pushtimin e vendit nga Rusia. Zelensky ka renditur flamujt e shteteve që dhanë votën “Pro” për dënimin e Rusisë, ku i pari sipas rendit alfabetik është flamuri shqiptar.

“Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus. Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Tëitter.

Pavarësisht kësaj, Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mundi ta miratojë rezolutën për shkak të vetos ruse.

Ora 13:52
HARTA/ Cilat zonat në Ukrainë kontrollon ushtria ruse! Humbjet e Rusisë më të mëdha se sa pritej nga Kremlini

Ushtria ukrainase tha se mbi 3,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga ndërhyrja e forcave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt, ajo tha se rreth 200 të tjerë janë zënë robër. Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke. Ndërsa ministria Britanike e Mbrojtjes deklaroi se pjesa më e madhe e forcave ruse janë tani vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit. Gjithashtu paralajmëroi Rusinë se humbjet “ka të ngjarë të jenë të rënda dhe më të mëdha se sa pritej ose pranohej nga Kremlini”.

Rusia, deri më tash, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale, ndërsa vazhdimisht deklaron se forcat ruse kanë marrë qytete. Sipas hartës së BBC ja se cilat zona kontrollon ushtria ruse. Zonat me të kuqe kontrollohen nga Rusia. Krimea është aneksuar në 2014. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar qytetarëve që të vijojnë të luftojnë dhe të mbrojnë veten e tyre.

 

 

Ora 13:05
Kievi vendos shtetrrethimin nga ora 17:00: Kush lëviz jashtë këtij orar do konsiderohet armik

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 të mëngjesit

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

Duke shkruar në Tëitter, zoti Klitschko paralajmëroi: "Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut."

Ora 12:56
Presidenti i Ukrainës: Dështoi plani i Rusisë për të më kapur! Kushdo që do të na bashkohet në luftë, i mirëpritur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në një video-adresim, duke thënë se forcat e vendit të tij kanë ndaluar planin e Rusisë për ta kapur atë brenda natës dhe për të vendosur regjimin e tyre në Rusi. Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që t'i bëjnë presion Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin.

"Ne e kemi shkatërruar planin e tyre," tha Zelensky.

'Forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij', tha ai. Zelenski tha se ushtria ukrainase ka rezistuar dhe se kanë zmbrapsur me sukses sulmet e armikut.

‘Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë. Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatërroni pushtuesit - bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen në Ukrainë - kthehuni për të mbrojtur Ukrainën.’

Ai u bëri thirrje edhe vullnetarëve nga jashtë. "Të gjithë miqtë që duan të bashkohen me ne -- ju lutemi ejani, ne do t'ju japim armë."

Ora 12:40
Lufta në Ukrainë, më shumë se 100 mijë banorë kanë kaluar kufirin në Poloni

Një numër në rritje i njerëzve po ikin nga lufta nw Ukrainw, ku rreth 100,000 njerëz kanë kaluar tashmë në Poloni që nga fillimi i pushtimit, thotë agjencia e Gardës Kufitare të Polonisë.

"Lëvizja e refugjatëve po rritet," thotë zëdhënësja Anna Michalska. Më shumë se 20,000 njerëz kanë mbërritur që nga ora 06:00 GMT të shtunën, thotë ajo.

Qeveria në Poloni është zotuar të pranojë këdo që i shpëton luftës në Ukrainë dhe t'u japë strehim të përkohshëm atyre që nuk kanë ku të shkojnë.

Ora 12:39
Deputetja ukrainase me kallashnikov në dorë: Gratë tona do e mbrojnë vendin ashtu si dhe burrat!

Sulmet e Rusisë mbi Ukrainën vazhdojnë, qeveritarët i janë bashkuar ushtrisë për të mbrojtur vendin e tyre. Këtë gjë ka bërë dhe deputetja Kira Rudik, e cila së fundmi ka treguar se di si të mbajë armë, e po ashtu dhe si të përdorë kallashnikovin.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se gratë ukrainase po mbrojnë vendin e tyre ashtu si burrat, teksa shton se pak ditë më parë kjo gjë i dukej jo e vërtetë.

“Mësova si të përdor Kallashnikov dhe si të mbaj armë. Tingëllon surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më vinte kurrë në mendje. Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si #burrat tanë “, shkroi ajo.

Ora 12:19
Franca zbaton sanksionet, bllokon anijen Ruse me mallra

Franca ka nisur zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas sulmeve mbi Ukrainë.

Marina franceze ka kapur një anije mallrash në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut. Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija që transportonte makina u kap në përputhje me sanksionet e reja të BE-së dhe është shoqëruar portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën veriore. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave, ndërsa ekuipazhi rus në bord ka bashkëpunuar me autoritetet franceze. Ndërkohë agjencia e lajmeve ruse RIA njofton se ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me bllokimin e anijes në fjalë.

4 janë sanksionet që u vendosën ndaj Rusisë në mbledhjen e fundit të G7 që synojnë të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro e paund, të nxjerrë ekonominë ruse jashtë asaj botërore dhe të ngrije asetet e bankave ruse.

Ora 12:17
Qytetarët në Ukrainë i përgjigjen thirrjes për luftë të presidenti, marrin armët

Qytetarët në Ukrainë i janë përgjigjur thirrje së presidentitit Volodymir Zelenski për të luftuar për vendin e tyre dhe për tu mbrojtur nga ushtria e Putinit.

Ora 12:05
Macron: Lufta në Ukrainë do të zgjasë

Bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës, paralajmëroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke komentuar sulmet e shtetit rus në fqinjin e tij jugor.

“Mund t’ju them një gjë këtë mëngjes: kjo luftë do të zgjasë”, tha Macron në panairin vjetor të bujqësisë në Paris.

“Kjo krizë do të zgjasë, kjo luftë do të zgjasë dhe të gjitha krizat që vijnë me të do të kenë pasoja. Duhet të jemi të përgatitur”, tha Macron.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur “në mënyrë të njëanshme” të rikthejë luftën në Evropë.

Ora 11:03
Bambardime në Kiev, banorja me djalin e vogël strehohet në banjo: Vetëm aty mund të jemi të sigurt

Olga jeton në pjesën e Bregut të Majtë të Kievit, zona e qytetit që është në lindje të Dnieper. Djali i saj i vogël Vadim, po fle në banjë këto ditë, vendi më i sigurt në apartament.

“Unë ulem pranë tij dhe e përkëdhel kur ai nuk është i kënaqur me diçka në ëndrrën e tij,” tha ajo. “Ne nuk shkojmë në strehimore, nuk garanton siguri 100% dhe mund të ndikojë në psikologjinë e fëmijës. Në shtëpi, ai fle mirë, ha dhe mendon se gjithçka është argëtuese”, tha ajo.

Olga tha se kishte dëgjuar shumë shpërthime midis orës 1 të mëngjesit dhe 4 të mëngjesit të së shtunës në mëngjes që dukej sikur po vinin nga veriu.

“Është qetësi tani, tha ajo të shtunën në mëngjes. “Më në fund, mund të marr një sy gjumë.”

Ora 11:00
Video/ I moshuari u bërtet ushtarëve rus që pushtuan qytetin: Jeni kukulla dhe unë rus jam! Çfarë doni këtu, i zgjidhët hallet në Rusi?

Një video emocionuese është publikuar në “Twitter” e filmuar në qytetin e Melitopol, i rënë tashmë në duart e ushtarëve. Një i moshuar u ka bërtitur ushtarëve rusë dhe iu thotë se janë kukulla ndërsa i pyet nëse nuk kanë probleme për t’i zgjidhur Rusi. Ai shprehet në video se është rus që jeton në Ukrainë, por nuk i përkrahë këto veprime.

“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si ne Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”, thotë i moshuari.

Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar se ata kanë pushtuar qytetin Melitopol , ku agjencia e lajmeve Reuters e cilëson "si qendra e parë e rëndësishme e popullsisë". Melitopol është një qytet me madhësi mesatare që ndodhet pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit, në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhya. Rreth 150,000 ukrainas jetojnë në Melitopol.

Ora 10:36
Holanda ndihmon Ukrainën me 200 raketa kundërajrore

 

Holanda ka dërguar 200 raketa kundërajrore “Stinger” në Ukrainë. Mjetet ushtarake do të shkojnë në vend “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kështu i kanë shkruar Dhomës së Përfaqësuesve,  ministri i Jashtëm Wopke Hoekstra dhe ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren drejtuar Tweede Kamer.

“Për këtë kërkesë është bërë një rishikim i kujdesshëm ndaj kritereve të eksportit të armëve, por i shkurtuar në funksion të rrethanave të jashtëzakonshme”, thuhet në letër.

Stinger është një raketë (e lëvizshme) e drejtuar me infra të kuqe. Ato janë 1.5 metra të gjatë dhe peshojnë më shumë se 16 kilogramë. Me një shpejtësi prej 2400 kilometrash në orë, ato mund të përdoren në objektiva në një rreze prej 0,5 deri në 5 kilometra.

Më herët, kabineti ra dakord të dërgonte edhe mallra ushtarake në vend.

“Mallrat e tjera do të dërgohen sa më shpejt që të jetë e mundur, por Holanda, si vendet e tjera, po lufton me sfidat logjistike”, përmbyllet raporti.

Ora 10:28
Britania e Madhe: Më shumë armë do të dërgohen në Ukrainë  

Britania e Madhe dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë "ndihmë humanitare ose armë".  Mbretëria e Bashkuar po punon për të koordinuar mënyrën se si ndihma ushtarake do të shpërndahet dhe "të vihet në duart e Ukrainës".

Përpjekjet diplomatike britanike po punojnë për të bindur vendet e tjera që të bien dakord që Rusia të hiqet nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare SËIFT.

“Nuk është një vendim i njëanshëm që mund të marrë Mbretëria e Bashkuar – por pozicioni ynë është i qartë”, tha Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.

Ora 10:19
Mijera protestues dalin në sheshin e Tbilisit në Gjeorgji kundër Rusisë

Mijëra protestues gjeorgjianë kanë dalë në kryeqytetin Tblisi për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008 për të ndihmuar forcat separatiste pro-ruse. Ekspertët kanë hequr shumë paralele midis atij konflikti dhe këtij që po shpaloset aktualisht në Ukrainë.

‘Dua të them qartë dhe pa mëdyshje, duke marrë parasysh interesat tona kombëtare dhe interesat e popullit, Gjeorgjia nuk planifikon të marrë pjesë në sanksionet financiare dhe ekonomike, pasi kjo vetëm do të dëmtonte më shumë vendin dhe popullsinë tonë”, – tha kryeministri i vendit Irakli Garibashvili.

Protestuesit thanë se masa e kryeministrit përfaqësonte një braktisje frikacake të popullit ukrainas.

Ora 10:04
Bombardohet pallati në Kiev, Rusia lëshoi ​​raketa gjatë natës, por pretendon se nuk synonte banorët

Një ndërtesë apartamentesh e dëmtuar nga bombardimet e fundit në Kiev, ku nuk dihet ende numri i viktimave. Megjithatë ministria ruse e mbrojtjes tha të shtunën se ka pasur sulem me raketa gjatë natës kundër objektivave në Ukrainë , por pretendoi se kishte në shënjestër infrastrukturën ushtarake dhe jo banorët.

"Gjatë natës, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse filluan një sulm me armë precize me rreze të gjatë duke përdorur raketa lundrimi të lëshuara nga ajri dhe deti kundër objekteve të infrastrukturës ushtarake ukrainase," tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.

“Theksoj edhe një herë se zjarri është drejtuar vetëm në objektet e infrastrukturës ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke përjashtuar dëmtimet në infrastrukturën rezidenciale dhe sociale”.

Imazhet e mëngjesit të së shtunës treguan dëmtime të rënda në pjesën e jashtme të një ndërtese apartamentesh në Kievin perëndimor, me muret e jashtme të shkatërruar, ku punonjësit e urgjencës ndodhen në vendngjarje, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve.

Ora 09:38
Ukraina nën bombardimet ruse, në bunkeret e strehimit ndodh 'mrekullia', lind një fëmijë

1645865180_Sequence03.00303809.Still016.jpg

Fëmija i porsalindur në vendin e strehimit nga bombardimet ruse  

Një grua 23-vjeçare solli në jetë vajzën e saj gjatë kohës që ishte strehuar në bunker për t'u shpëtuar bombardimeve ruse. Vajzë e vogël u quajt Mia dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa fotoja e foshnjës së porsalindur bëri xhiron e botës dhe dha shpresë në një moment të errët.

Sipas raportimeve nga Daily Mail , policia ukrainase dëgjoi britmat e gruas, e ndihmoi atë të lindte dhe më pas thirri një ambulancë. Mami dhe vajza u transportuan më pas në spital.

Vogëlushja ka lindur në orën 20:30 të së premtes 25 shkurt.

Ora 09:36
Forcat ruse kapin qytetin e parë 'të rëndësishëm'

Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar se ata kanë pushtuar qytetin Melitopol , ku agjencia e lajmeve Reuters e cilëson "si qendra e parë e rëndësishme e popullsisë".

Melitopol është një qytet me madhësi mesatare që ndodhet pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit, në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhya. Rreth 150,000 ukrainas jetojnë në Melitopol.

Ora 09:35
VIDEO/ Ukrainasi tenton të ndalojë me trup tanket ruse

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur një burrë përpiqet të ndalojë kolonën ushtarake ruse të përparojë. Videoja është bërë virale në internet duke u krahasuar me "njeriun e tankeve" të sheshit Tiananmen. Ai përpiqet të ndalojë tanket me trupin e tij dhe në video duket që ata tentojnë të devijojnë. Një nga automjetet del nga rruga për të kaluar.

"Ukrainasi jashtëzakonisht i guximshëm përpiqet të ndalojë një kolonë ushtarake ruse duke bllokuar automjetet me trupin e tij ashtu si "Njeriu i Tankeve" në sheshin Tiananmen," shkroi në Twitter Henry Langston, një gazetar i pavarur.

Ora 09:13
Biden telefonatë 40 minuta me Zelenskin, udhëzon Blinken: Të jepen 350 milionë dollarë mbështetje për sigurinë dhe mbrojtjen në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka udhëzuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, që të japë deri në 350 milionë dollarë mbështetje të menjëhershme për sigurinë dhe mbrojtjen e Ukrainës, sipas një memorandumi të ri të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten vonë.

Departamenti i Shtetit pritet të lëshojë deklaratën e tij me më shumë detaje. Ky njoftim vjen pas një telefonate 40-minutëshe midis Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky më herët të premten, gjatë së cilës ata diskutuan "ndihmë konkrete për mbrojtjen".

Ora 09:11
Ukraina raporton për rritje të nivelit të rrezatimit në Çernobil

Autoritetet ukrainase thanë se nivelet e rrezatimit janë rritur në zonën e Çernobilit, që prej se kjo uzinë bërthamore u mor nën kontroll nga trupat pushtuese ruse.

Ekspertët në Agjencinë Bërthamore të Ukrainës thanë se nivelet e rrezatimit kanë ndryshuar për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda ushtarake në atë zonë, duke ngritur në ajër pluhurin radioaktiv.

Uzina e Çernobilit, që është jashtë funksionit, u mor nën kontroll nga forcat ruse më 24 shkurt, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar më herët më 25 shkurt, Agjencia Bërthamore e Ukrainës tha se të dhënat nga sistemi i automatizuar i monitorimit në zonën e ndaluar përreth uzinës, treguan se ishin tejkaluar nivelet e rrezatimit.

Por, kjo agjenci tha se është e pamundur të dihen arsyet e këtij ndryshimi “për shkak të pushtimit dhe luftës në këtë zonë”.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) – organ i Kombeve të Bashkuara – tha se nivelet e rrezatimit nuk paraqesin ndonjë rrezik.

ANEB tha përmes një deklarate se nga leximet e autoritetit rregullator të Ukrainës “janë të ulëta dhe mbesin brenda intervalit operacional të matur në zonën e ndaluar, që prej se kjo zonë u krijua, dhe për këtë arsye nuk paraqesin ndonjë rrezik për publikun”.

Sipas ANEB, ekspertët ukrainas kanë thënë se raportimet për rritjen e nivelit të rrezatimit “mund të jenë shkaktuar pas lëvizjeve të makinave të rënda ushtarake që kanë ngritur pluhurin nga toka, e cila ende është e kontaminuar nga aksidenti i vitit 1986”.

Pas lajmit se uzina bërthamore e Çernobilit u mor nën kontroll nga trupat ruse, ANEB bëri thirrje që të shmangen veprimet që mund të vënë në rrezik ndërtesat bërthamore ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka konfirmuar se kanë marrë nën kontroll Çernobolin, por ka thënë se nivelet e rrezatimit ishin normale në uzinën bërthamore.

Shpërthimi në një prej reaktorëve të këtij centrali bërthamor më 1986, kontaminoi pjesë të mëdha të Ukrainës dhe Bjellorusisë, që çoi në krijimin e një zone të ndaluar, që është rreth 2,600 kilometra katrorë.

Kjo uzinë, që ende është radioaktive, gjendet rreth 130 kilometra larg Kievit.

Ora 08:26
Një pallat shumë katësh goditet nga raketa në Kiev, nuk dihet nëse ka viktima! Pamje nga momenti kur sulmohet

Një pallat pranë aeroportit të dytë të Kievit u godit nga një raketë të shtunën në mëngjes. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë goditjen shkatërrruese në ndërtesën shumë katëshe. Muret e jashtme të disa njësive të apartamenteve duken të shpërthyer tërësisht. Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje, por numri i viktimave nuk dihet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko.

Ora 07:58
Zelensky zbulon telefonatën me Macron: Armë dhe pajisje nga partnerët tanë janë rrugës! Koalicioni kundër luftës po funksionon

Presidenti i Ukrainës ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Francës Emmanuel Macron, ndërsa shton se armë dhe pajisje po dërgohen në Ukrainë, nga vendet partnere.

‘Një ditë e re në vijën e frontit diplomatik filloi me një bisedë me presidentin. Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë. Koalicioni kundër luftës po funksionon!’- shkruan presidenti Ukrainës.

Ora 07:52
Facebook, Instagram dhe WhatsApp ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama në platformat e tyre

Meta Platforms që përfshin rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë.

‘Tani po i ndalojmë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformën tonë kudo në botë.’-postoi kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher në Twitter.

Ai shtoi se këto masa të reja tashmë janë zbatuar dhe do të vazhdojnë edhe në fundjavë.

Ora 07:20
VIDEO/ Zelensky shfaqet para zyrës së tij në Presidencë: Jemi këtu dhe nuk i ulëm armët, do mbrojmë shtetin tonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Zelensky tha se "lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim", raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës.

Washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për të ndihmuar Zelensky.

Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. 

Vetë Zelensky ka postuar një video duke ecur nëpër rrugët e Kievit, në përpjekje për të luftuar thashethemet, se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t'i dorëzohet trupave ruse.

"Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim," tha ai, ndërsa në sfond kishte institucionin e presidencës në Kiev.

"Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë."

Ora 07:17
Ukraina: Deri tani janë vrarë 3,500 ushtarë rusë

Ushtria ukrainase thotë se deri tani janë vrarë më shumë se 3,500 ushtarë rusë dhe pothuajse 200 janë zënë robër.

Ata shtojnë se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke. Shifrat janë të publikuara nga autoritetet në Ukrainë por ende nuk janë konfirmuar.

Rusia deri më tani nuk ka pranuar ndonjë viktimë.

Ora 06:46
​​​​​​​Mëngjes 'tmerrësisht i qetë' në Kiev pas natës me sirena dhe të shtëna me armë zjarri

Pas një nate të furishme të mbushur me sirena sulmi ajror dhe të shtëna armësh, njerëzit në Kiev po flasin për një mëngjes të frikshëm të qetë - aq i heshtur sa zhurma e zogjve që cicërima mund të dëgjohet në distancë.

Olexander Scherba, ambasadori i Ukrainës në Austri tha se lindja e diellit këtë mëngjes shënoi fundin e një nate me të shtëna.

"Dielli ka perënduar në Kiev. Të shtënat në lagjen time ndaluan. Ndjehet si fundi i një filmi me vampir," tha ai.

Paul Adams dhe James Waterhouse i BBC-së, të cilët janë gjithashtu në Kiev, raportuan një heshtje të ngjashme "të frikshme".

"I heshtur [por] të gjithë e dinë se mund të ndryshojë në një çast," tha Adams

 

Ora 04:34
Lufta ruso-ukrainase në rrënojat e Kievit! Forcat e Ukrainës në gjendje të zmbrapsin sulmin e forcave ajrore ruse

Një sulm ndaj një njësie ushtarake në Kiev është zmbrapsur nga ushtria e Ukrainës. Forcat pushtuese ruse sulmuan një njësi ushtarake në bregun e majtë të Kievit gjatë natës, por forcat e Ukrainës ishin në gjendje ta luftonin me sukses atë, sipas Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Forcat e Armatosura të Ukrainës zmbrapsën me sukses një sulm të forcave ruse në Mykolaiv, një qytet afër Detit të Zi në Ukrainën jugore, raporton Verkhovna Rada e Ukrainës. Luftimet e ashpra pasuan pasi trupat ruse u përpoqën të zbarkonin në Mykolaiv, por nuk ishin në gjendje të depërtonin sistemin anti-ajror të Ukrainës, tha Guvernatori i Mykolaiv Vitaliy Kim.

Në vijim të përplasjes në Mykolaiv reagon Sekretari i Këshillit të Sigurimit Danilov:

"Ne po e ndalim turmën sa më mirë që mundemi, situata në Kiev është nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe qytetarëve tanë."

Ora 04:13
Tensionet e luftës/ Imazhet tregojnë radhët e trafikut ndërsa njerëzit braktisin Ukrainën

Imazhet e reja regojnë radhët e trafikut ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga Ukraina dhe të kalojnë në Rumani. Maxar Technologies thotë se në pamjet, të cilat janë marrë pranë pikës kufitare Siret në anën jugperëndimore të Ukrainës, tregojnë një “bisht” i gjatë 6.5 kilometra (4.3 milje) i makinave dhe kamionëve.

CNN raportoi më herët se Polonia po sheh një rritje të madhe të njerëzve ukrainas që kalojnë në vend ndërsa njerëzit ikin nga pushtimi rus.

Ora 03:37
Pushtimi rus, ja sesi kanë qenë hap pas hapi lëvizjet e Moskës në Ukrainë (Pamje grafike)

Pushtimi rus i cili nisi në orët e para të mëngjesit së të enjtes ka pëshkallëuzuar deri në perferi të Kievit i cili ndodhet në shtetrrethim, ndërsa Presdienti i Ukrainës ka paraljmëruar për natën më të vështirë.

Ja sesi ka vepruar Rusia nga ana grafike në Ukrainë:

Harta
Ora 03:11
Këshilli i Sigurimit i OKB-së “shpërthen” në duartrokitje pasi mbajti një moment heshtjeje për të vrarët në Ukrainë

Dhoma e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara shpërtheu në duartrokitje të rralla të premten vonë pasi ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, bëri thirrje për një moment heshtjeje për të nderuar ata që kishin vdekur në Ukrainë.

"Unë do t'ju kërkoj të gjithëve që t'i kushtoni një moment heshtjeje të plotë për t'u lutur, ose për të ndërmjetësuar nëse nuk besoni në Zot, për paqe", tha Kyslytsya në takim. "Të lutemi për shpirtrat e atyre që tashmë janë vrarë, për shpirtrat e atyre që mund të vriten."

Ai ftoi gjithashtu ambasadorin e Rusisë, Vassily Nebenzia, të “lutet për shpëtim”.

Momenti erdhi pasi Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për të dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Pasi foli Kyslytsya, Nebenzia tha se këshilli duhet të nderojë gjithashtu ata që vdiqën në rajonin e Donbasit, ku Rusia nisi operacionin e saj ushtarak të enjten.

Pas një momenti të shkurtër heshtjeje, Kyslytsya falënderoi këshillin dhe diplomatët nga e gjithë dhoma shpërthyen në një duartrokitje të rrallë. Nebenzia nuk ishte në mesin e atyre që duartrokitën.

Ora 02:58
"Ne jemi të gjithë këtu" Zelensky zotohet të mbrojë Ukrainën nga rrugët e Kievit

"Ne jemi këtu. Jemi në Kiev. Ne po mbrojmë Ukrainën.” Ky ishte titulli i një videoje të postuar në Facebook të premten mbrëma nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa u zotua të mbronte vendin e tij ndërsa qëndronte në një rrugë të Kievit me drejtues të tjerë të administratës së tij.

"Mirëmbrëma të gjithëve! Udhëheqësi i fraksionit është këtu. Shefi i administratës së presidentit është këtu. Kryeministri (Denys) Shmyhal është këtu. (Këshilltari i kreut të Zyrës së Presidentit Mykhailo) Podoliak është këtu. Presidenti është këtu." tha Zelensky, duke treguar burrat e ndryshëm rreth tij ndërsa fliste, duke përfunduar me veten e tij.

“Ne jemi të gjithë këtu. Ushtria jonë është këtu. Qytetarët dhe shoqëria janë këtu. Ne jemi të gjithë këtu për të mbrojtur pavarësinë tonë, shtetin tonë dhe kështu do të mbetet. Lavdi mbrojtësve tanë! Lavdi grave tona mbrojtëse! Lavdi Ukrainës!"

Pjesa tjetër e grupit thirri: "Lavdi heronjve!"

Postimi i Zelensky, i cili që atëherë është bërë viral në internet, është shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme të mediave sociale. Gjithashtu të premten mbrëma, Zelensky lëshoi ​​një fjalim zyrtar kombëtar, duke konfirmuar se forcat ruse ishin afër kryeqytetit, duke përparuar nga veriu dhe lindja. Ai shtoi se ai ishte ende duke komunikuar me liderët botërorë, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden.

“Qëllimi ynë kryesor është të përfundojmë këtë masakër”, tha Zelensky në fjalimin. “Ukrainasit i rezistojnë heroikisht agresionit rus”.

 

Ora 02:37
Nata e 3 sulmit rus/ Shpërthime të forta dhe shkreptima mbi qiellin e Kievit, beteja duke u zhvilluar nga lindja (FOTO)

KIEV- Në kryeqytet, një shpërthim i madh është dëgjuar në sheshin Maidan dhe shpërthime të shumta janë raportuar në zonën e Troieshchyna të vendit.

Sipas dëshmitarëve, sulmet e artilerisë në Kiev kanë qenë mjaft të forta sa të dëgjohen milje larg qendrës së qytetit. Luftimet po vazhdojnë pranë termocentralit CHP-6 në rrethin Troieschyna të kryeqytetit, sipas Shërbimit Special Shtetëror të Ukrainës. Sulmi mund të jetë një përpjekje për të privuar qytetin nga energjia elektrike.

Mbetjet e automjeteve dhe zjarret e djegura janë parë në Peremohy Avenue të Kievit. Luftimet e ashpra janë raportuar pranë një aeroporti në Vasylkiv, të cilin parashutistët rusë mendohet se po përpiqen ta përdorin si trampolinë për sulmin në Kiev. Forcat ukrainase gjithashtu pretendojnë se kanë zmbrapsur me sukses rusët në qytetin Mykolaiv të Detit të Zi.

Ora 02:36
Masakra në Ukrainë, ambasadorja Yuri Kim: Thesari i SHBA-ve ka vendosur sanksione ndaj Presidentit rus Putin dhe zyrtarëve të tjerë!

Lufta në Ukrainë ka sjellë një reagim mbarëbotëror duke e përballur agresonrin rus, Vladimir Putin me sanksione të rënda. Vetëm pak minuta më parë, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka njoftuar përmes një postimi në Tëitter se thesari i SHBA-ve ka sanksionuar Presidentin rus Vladimir Putin, Ministrin e Jashtëm Lavrov, Ministrin e Mbrojtjes Shoigu dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov si përgjigje e pushtimit të pajustifikuar rus. Përveç SHBA-ve Presidenti Putin dhe zyrtarët e tij janë sanksionuar edhe nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe BE-ja. 

“Thesari i  SHBA-së ka vendosur sanksione ndaj Presidentit rus Putin, Ministrit të Jashtëm Lavrov, Ministrit të Mbrojtjes Shoigu dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov në përgjigje të pushtimit”, shkruan Kim

Ambasadorja Kim e vijon postimin e saj duke bashkëngjitur edhe njoftimin e SHBA-ve lidhur me sanksionet si dhe duke krahasuar ndëshkimin e Putinit nga pala amerikane me një grup shumë të vogël despotësh.

"Është jashtëzakonisht e rrallë që Thesari të caktojë një kryetar shteti; Presidenti Putin i bashkohet një grupi shumë të vogël që përfshin despotët si Kim Jong Un, Alyaksandr Lukashenka dhe Bashar al-Assad", vijon Kim

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cagsj: 28/02/2022 17:21

    O daku, ky vladolfi qe ka nxjerre artikulli ne foto, a nuk ju kujton pak foton e famshme te sali bq-rit? Saldolf Berishteri…????????????

    Përgjigju
  • Iris: 28/02/2022 01:21

    Po Shqiperia do te ndihmoje me arme,apo midis luftrave ballkanike,97' dhe Gerdecit na ka shkundur Sala nga te gjitha armatimet kineze?

    Përgjigju
  • angela: 27/02/2022 00:58

    FURNIZIMI me arme nga disa shtete te europes per ukrainen ,,,,eshte shume i gabuar ne momentin e tanishem,,,sepse rusia do i konsideroje keto shtete si nderluftuese,,,,dhe mund te beje me vone sulm ndaj ndonje shteti tjeter,,,,,gjermania sic duket nuk e ka harruar humbjen totale te bere nga rusia ne luften e dyte boterore,,,,sic duket do te hakmerret tani per ate humbje,,,i djeg akoma ajo humbje,,,nuk besoj se as gjermanise ,,as shba,,as hollandes,,as cekise,,,nuk i bie ndermend sesa ukrainas do vriten perdite ,,,,,qeveria e ukraines te jape doreheqjen dhe te formoje nje qeveri pro--ruse,,,qe te pushoje lufta e te mos vriten njerezit kot,,,e njerezit ti kthehen punes....vazhdimi i luftes i ben me se shumti dem ukraines,,,ne ekonomi dhe humbje njerezore,,,,po ashtu humbje kane dhe shtetet e europes qe jane te varfra,,,sepse do preken nga rritja e cmimit te grurit dhe naftes....nuk mund ta mendoja se ukraina do e conte vendin e saj ne nje lufte te tille,,,,duke e ditur qe rusia nuk mund te pranonte hyrjen e ukraines ne nato,,nato u zgjerua shume ne drejtim te kufijve te rusise,,,kjo eshte arsyeja pse rusia sulmoi ukrainen,,,,nuk thone kot ruhu nga qeveria,,,uji,,zjarri....//// mjere ukraina se c'fare udheheqesish te papjekur qe ka....

    Përgjigju
  • Alb: 26/02/2022 23:51

    Fornizimi me arme perj disa shteteve po na rrezikon per lufte te trete.

    Përgjigju
  • VladolfPutler: 26/02/2022 23:43

    Respekte Ukraines per luften heroike ne kete perballje te barabarte. Slava Ukraina!

    Përgjigju
  • Pioli: 26/02/2022 22:27

    Mesa duket Kjo tregon qe do kete 2/3 vite lufte me pak fjale Europa duhet te fuse B.Perendimor në BE patjeter

    Përgjigju
  • frew: 26/02/2022 21:20

    ah ju jeni te cmendur, rusia i ka marre te gjitha me aeroporte porte baza ushtarake, ne fund fare bombardoi edhe uren qe kishin ndertuar ukrainasit per te bllokuar ujin ne krimea, po ca flisni ukraines i ka ngelur vetem nje dordolec qe flet ne televizor mceftas

    Përgjigju
  • Tr1920: 26/02/2022 17:47

    Gazeta ka mor përsipër me mos publiku komentet që nuk shkojn për shtat tyre.Vene sllave jan të 2 e veten heqshin qafe por duhet me pa çik mëlarg: UKRAINA ĶRYEMINISTËR ME ORIGJINË ÇIFUTE, PRESIDENT ME ORIGJINË ÇIFUTE,KJO BIBA QË DEL ME KALLASH PO PRAP ME ORIGJINË ÇIFUTE. Komentet e tjera janë të tepërta .Rraca ktyne për qëllimet e veta jan tëgatshëm të hapin luftë kudo

    Përgjigju
  • Ricardo: 26/02/2022 15:23

    E admiroj kete president qe nuk trembet dhe bashkohet me popullin kunder nje superfuqie pushtuese qe po merr atributet e Hitlerit ! Popujt e quanin baba Stalinin qe me ushtrine e kuqe i shpetoi nga nazizmi ! Putini me ushtrine e zeze Z do mbetet ne histori njelloj si Hitleri e do perfundoje ne koshin e saj ! Lavdia i mbetet Ukraines !

    Përgjigju
  • trevus: 26/02/2022 13:15

    ste kapen sepse sje ne kiev, ke dy dit qe je ne Lvov, si karagjoz qe je i ngjan ketij karagjozit tone

    Përgjigju
    • Raklli: 26/02/2022 14:36

      Trevus ti do jesh mesiguri ndonje fmi kurve ruso-sllave qe shprehesh kaq bukur.Femijet dhe civilet qe po vriten ne ukraine jane pula per ty o dobiç?Po skeni faj ju 50 vjet jua ka çnderu rusi nonat e motrat prandaj i thirni babe putinit prapa ekranit.

  • Bobi: 26/02/2022 12:30

    Jepini arme ukrainasve se zemer kane vete. Vetem zemra nuk mjafton. Furnizojeni me arme dhe e shikoni pastaj si ikin ruset. Le te jete nje mesim se nuk mund te leshojne disa here thjeshte per arsye sigurie. Pas Ukraines do ta kishte radhen 1 vend tjeter anetar i Natos prandaj vetem te bashkuar ia dalin vendet perendimore.

    Përgjigju
  • Doda: 26/02/2022 11:55

    I LUTEM PUTINIT QE TE HEDHE NJA 2 RAKETA MBI PARLAMENTIN SHQIPTAR DITEN E ENJTE,,,QE TE SHPETOJE POPULLI SHQIPTAR NGA KETA PLEHRA TE TE DY KRAHEVE,,,SE KANE 30 VJET QE NA VRASIN DHE VJEDHIN. ....HAJDE O PUTIN KTHEJE SYTE DHE NGA SHQIPERIA QE PO LENGON... O ZOT....... .....

    Përgjigju
  • Edi: 26/02/2022 10:06

    Dua ti kujtoj disa njerezve qe kane nostalgji per kohen e Zogut “Mbretit te veteshpallur” . Ai ka ik si legen edhe ka vjedh krejt arin e kombit. Ky zotnia ktu , ka oferte per tu largu por se ban ate gjest. Ky quhet atdhetarizem.

    Përgjigju
  • ...: 26/02/2022 08:50

    Prandaj cdo popull duhet te jete i kujdesshem kur zgjedh lideret e tij. Presidenti apo kryeministri duhet te jene te pergjegjshem per te shmangur luften me bisedime diplomatike, jo te armatosin popullsine civile kot me kot, pa strategji. Ata qe vriten jane bij nenash. Duhet bere maksimumi, te zgjidhet situata me bisedime mes liderve te Moskes dhe Kievit.

    Përgjigju
    • She: 26/02/2022 19:20

      Ai eshte nje super Presudent. Vertet mendoni se Putin do zgjidhte rrugen diplomatike, joooooo. Ai nuk do ndalet kur po nuk vepruan te gjithe se bashku. Bravo Ukraina, qendroni te fort, do ja dilni

  • Doda: 26/02/2022 05:13

    JEP DOREHEQJEN MOR MASKARA PRESIDENT,I UKRAINES,,,C'FARE PO PRET ME,,,MOS KRIJO KRIZA HUMANITARE DHE USHQIMORE PER VENDIN TEND DHE EUROPEN....A TE DHIMBSEN NJEREZIT E TU TY APO JO....MOS MERR MENDJEN E AMERIKANEVE QE TE THONE MOS U DOREZO,,,,SEPSE ATA DUAN VAZHDIMIN E LUFTES,,,HALLI I TYRE ESHTE SHKATARRIMI I RUSINE NE KONFLIKTE RAJONALE....NUK KANE HALLIN ATA SA QYTETARE UKRAINAS VRITEN.....

    Përgjigju
    • Pjeter: 26/02/2022 12:33

      Ku jeton oj Dode,ne shpelle? Nuk je ne kontakt me realitetin? Presidenti i Ukraines po tregohet ai me me bole ne gjithe boten,e kjo po i tmerron Putin e zagaret qe lehin per te.Putin po tregon qe dhe njehere nje diktator nuk eshte ne gjendje te jete i informuar saktesisht per gjithcka,sepse me shume i bejne qefin se kane frike ti thone gjerat si qendrojne,kjo i solli atij suroruzen e pare,qe Ukrahina nuk eshte Gjeorgjia,e nuk e mposht dot per 24 ore sic pretendonte,qe ai ta vere nen kembe,mund ta beje me nje kosto shume te larte nga çe kishte parashikuar.Po zgjati kjo lufte,Ukrahina do jete varri politik i Putinit,e jo vetem,sepse Ukrahinsit ne vetem 3 dite,kane pesuar shume deme nga ana ushtarake,por po rezistojne e po ja kthejne Putinit nderin,demet qe po pesojne edhe ruset nuk ishin ne planet e Putinit e gjeneraleve te tij,e kjo mund te thote vetem nje gje,qe Ukrahina mund ti thyeje brinjet ruseve ne Ukrahine,e nuk do te jete kurresesi nje shetitje pertej lumit diniper per Putin.

    • Edi: 26/02/2022 11:35

      Qeke rrota rakut mer Dod, po me at emer nuk habitet kush.

    • Beni: 26/02/2022 10:38

      Ta paskan bere mamin serbet o doda.

    • Alb: 26/02/2022 08:36

      O Doda o llumi i njerëzimit dhe turpi i prindërve nga ke dalë. Nga njerëz si ju plasin luftrat se jeni si uritha që zvarriteni nëpër tokë.

    • O doda o rq: 26/02/2022 07:47

      Po ti doda pjell e putinit je ?? Ngele ti mor bytheshpuar t'i tregosh atij cduhet te beje? Ik ulu ne gjunje putineve familjarisht. RQ

    • Drini: 26/02/2022 07:18

      Ti dod maloku i kupton gjerat si malok qe je. Ashtu kan qene maloqet , tradhetare gjithe kohen.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë