Mesazhin e Vitit të Ri 2025, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ktheu në një provokim për vendet fqinje. 

“Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën: Gëzuar Vitin e Ri dhe mos shpresoni kot, se nuk do të ketë ndërrim pushteti në Serbi”, është shprehur ai.

Sipas mediave serbe, në fjalën e tij ai ndër të tjera tha se do të ketë diskutime të rëndësishme me partnerët amerikanë për energjinë, ndërsa tha se synon që gjatë 2025 ekonomia serbe të jetë më e suksesshmja në Europë. 

‘Synimi ynë është të jemi ekonomia më e suksesshme në Evropë në vitin 2025. Këtë vit pres rritje të jashtëzakonshme në industrinë e automobilave, qoftë edhe për shkak të Fiat Panda. Unë besoj në punën dhe zellin e njerëzve tanë dhe ne mund të arrijmë rezultatin që kemi vendosur, që është të jemi ekonomia më e suksesshme dhe me rritjen më të shpejtë në Evropë në vitin 2025”, tha ai.