Presidenti, Wollfarth: Emrin
e kanë shqiptarët në dorë

Presidenti, Wollfarth: Emrin<br />e kanë shqiptarët në dorë
DURRËS – Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth është përfshirë në debatin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Gjatë një vizite në bashkinë e Durrësit, ambasadori është pyetur për garën presidenciale në Shqipëri. Pa bërë komente për emra të përveçëm, Ëollfarth deklaroi se emri që do të përzgjidhet duhet të jetë i pëlqyer nga populli.

“Shqiptarët e kanë në dorë zgjedhjen e emrit të presidentit të ri. Por, ky post ka pushtet të lartë moral dhe mendoj se kjo është cilësia më e rëndësishme. Duhet gjithashtu që emrat të paraqiten brenda afatit të caktuar”, tha ambasadori Wollfarth.

Gjithashtu, ai ka komentuar edhe tryezën e fundit të 23 partive politike për reformën zgjedhore.
“Është koha që të përfundojë reforma zgjedhore. Nisur nga ky fakt duhet që qëndrimet e partive të vogla duhet të merren parasysh”, deklaroi kryetitullari i OSBE-së.

QËNDRIMET E DIPLOMATËVE TË HUAJ
ARVIZU - Ambasadori amerikan nënvizoi se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces kushtetues pasi ka lidhje me të ardhmen e vendit sikurse dhe me marrëdhëniet e Shqipërisë në rajon, me BE e SHBA. “Dua të nënvizoj se ky është një proces qartësisht shqiptar. Është një proces që ka lidhje me të ardhmen e këtij vendi dhe drejtimin e tij, sikurse edhe lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë në rajon perspektivën në BE apo marrëdhëniet me SHBA. Ne nuk po flasim për zgjedhjen e një ministri të kabinetit qeveritar, por për Presidentin e Repulikës së Shqipërsië. Kështu që parakushtet dhe kërkesat janë të vendosura qartësisht në Kushtetutë. Duhet një proces kushtetues, pasi nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e një ministri, por presidentin- nënvizoi Arvizu.


HOLTKEMPER – Ambasadorja gjermanë në Tiranë ka deklaruar se presidenti i ri duhet të gëzojë mbështetjen e popullit.
“Ju keni Kushtetutën tuaj dhe në Kushtetutën tuaj shqiptare përshkruhet mjaft mirë se cilat janë cilësitë që duhet të zotërojë ky person, pra të perfaqësojë unitetin e popullit shqiptar. Edhe në sistemin apo procedurën e zgjedhjes është mesë e qartë që si kandidat preferencial do të ishte dikush që do të ishte konsensual në menyrë që të arrihet dhe shumica e theksuar që kërkon ligji dhe këtu unë duhet të them që procedurat tuaja nuk janë shumë të ndryshme nga tonat. Prioriteti është që një person I tillë duhet të ketë një pranueshmëri sa më të lartë. Ne kemi pasur mundësi ta përjetojmë këtë konkretisht me zgjedhjen e Presidentit Federal, por edhe për eventualitetin që ky vend të mbetet vakant pas mungesës së një vendimi të perbashkët ekziston variant i zgjedhjes me një shumicë të thjeshtë. Për sa kohë që Presidenti zgjidhet në mënyrë ligjore, Kushtetuese, në këto mënyra ben pjesë dhe mënyra e fundit e zgjedhjes së Presidentit. Mendoj që këto janë tërësisht të pranueshme. Ajo cfarë ne presim nga personi që do ta marrë përsipër ketë post dhe kjo është mjaft e rendësishme, është që me anë të këtij posti ky idnivid të mund të realizojë dhe të mundësojë reforma sa më të mira në reformat e drejtësisë, si kryetari I KLD-së duke reformuar pra të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke kontribuar në ketë menyrë për një proces më të shpejtë të integrimit të Shqipërisë në BE”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë