Presidentin amerikan Biden e zë gjumi gjatë takimit me presidentët afrikanë (VIDEO)

Joe Biden u duk sikur ra në gjumë gjatë një takimi me liderët afrikanë, duke mbajtur sytë mbyllur për më shumë se një minutë. Presidenti i SHBA-së, 82 vjeç, dukej i lodhur dhe fliste me zë të ngjirur gjatë samitit në Angola, ku morën pjesë presidenti i Angolës dhe homologët e tij nga Zambia dhe Republika Demokratike e Kongos.

Gjatë fjalimit të mbajtur nga Philip Mpango, zëvendëspresidenti i Tanzanisë, Biden mbylli sytë dhe mbështeti dorën në fytyrë, duke lënë përshtypjen se po flinte. Ai dukej sikur u zgjua për një moment, por më pas i mbylli sytë përsëri. Edhe pse përdorte një kufje për përkthim, të gjithë pjesëmarrësit po flisnin anglisht.

Ky incident ndodhi në ditën e fundit të një vizite tre-ditore në Angola, e cila ishte vizita e parë bilaterale e Biden në Afrikë që kur mori detyrën në vitin 2021.

Biden është kritikuar disa herë për përgjumje në evente ndërkombëtare dhe për gafat e tij, duke u përballur shpesh me komente lidhur me moshën e tij.

Samiti i Lobito Corridor Trans-Africa të mërkurën përfshinte disa liderë afrikanë dhe u zhvillua pas një mëngjesi të ngarkuar me vizita në një terminal porti dhe një fabrikë përpunimi ushqimi. Biden ka pranuar më parë se lodhet nga udhëtimet ndërkombëtare, duke e fajësuar lodhjen për paraqitjen e dobët gjatë një debati presidencial kundër Donald Trump në qershor.

Pas atij debati, që çoi në tërheqjen e tij nga gara presidenciale, ai pranoi: “Pothuajse rashë në gjumë në skenë dhe nuk ishte shumë e mençur që udhëtova disa herë rreth botës në kaq pak kohë.”

Gjatë një vizite që përfshinte një samit të G7 në Itali, Biden anashkaloi një darkë me liderët botërorë për shkak të një agjende të ngarkuar dy-ditore.

Disa javë më vonë, në një samit të NATO-s në Uashington, Biden gabimisht prezantoi Volodymyr Zelensky si “President Putin”. Pamjet e tij shpesh të lodhura dhe të hutuar në skenën ndërkombëtare i dhanë pseudonimin “Sleepy Joe” (Joe i Përgjumur), të krijuar nga Trump në 2019 gjatë fushatës së tyre të parë elektorale.

Gjatë takimit të së mërkurës, Biden tha se kishte shijuar një udhëtim me tren në Korridorin Lobito, një rajon në perëndim të Angolës, ku SHBA ka investuar në ndërtimin e hekurudhave.

Në një fjalim të mbajtur të martën, ai gabimisht e quajti Angolën “qytet i gjallë”, por u korrigjua shpejt: “Jo, jo qytet. E di që qyteti nuk është Angola. Por në Angola, në një qytet të gjallë.”

Ai gjithashtu përmendi dorëzimin e afërt të Shtëpisë së Bardhë te Trump, duke thënë: “Siç e dini, jam në javët e fundit të presidencës sime. Nuk keni pse të duartrokisni për këtë. Por mund ta bëni, nëse dëshironi.”

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin