Presidentja e ardhshme e KE: E përkushtuar për fillim të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Presidentja e ardhshme e KE: E përkushtuar për fillim të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Ursula von der Leyen

Kandidatja për presidente e Komisionit Europian, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen deklaroi se mbetet e përkushtuar në fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përgjigje të pyetjes së grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Von der Leyen tha se ”jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”.

”Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht”, porosit Von der Leyen, që mbështet dyert e hapura drejt vendeve të Europës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë anëtarësim në BE.

Ndërkohë, në një letër për social-demokratët, në vigjilje të votimit të nesërm në Parlamentin Europian për zgjedhjen e saj në funksionin e presidentit të Komisionit Europian, Von der Leyen tha se po planifikon  të propozojë një pakt të ri të BE-së për migrimin dhe azilin.

”Na nevojitet mënyrë e re e risistemimit të ngarkesës. Na nevojitet edhe fillim i ri”, thotë ajo.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen