Cristina Kirchner presidentja e Argjentinës nuk do të jetë e ftuar në funeralin e Margaret Thatcher që do të zhvillohet në Londër të mërkurën e ardhshme më 17 prill.
Lajmi është publikuar tek televizioni britanik Sky News . Fëmijët e ish kryministres britanike, Mark dhe Carol kanë shprehur vullnetin e tyre që të mos kenë në funeralin e mamasë së tyre asnjë nga personalitetet e shtetit latin.
Ishujt Falkland që gjenden në Atlantikun Jugor ka qenë një mollë sherri për britanikët dhe argjentinasit.
Argjentina kosideron Ishujt Falkland pjesë e territorit të saj kombëtar që janë marrë nga britanikët në vitin 1833.
Popullariteti i Margaret Thatcher u rrit shpejt në prill 1982, kur iu përgjigj me vendosmëri invazionit të ishujve Falkland nga Argjentina.
Kryeministrja hyri menjëherë në luftë, dërgoi një flotë dhe ishujt u ripushtuan më 14 qershor, kur Argjentina u dorëzua.
Që prej këtij viti të dy shtetet theksojnë pretendimet e tyre mbi grupin e ishujve, në të cilin jetojnë rreth 3000 banorë.
Muajin e kaluar banorët e Ishujve të Falkland kanë votuar pro në një referendum që të qëndrojnë në sundimin britanik.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com