Presidentja e KE: Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putin vendosi që Ukraina mos të ekzistojë! Për Evropën ky është momenti i së vërtetës, sanksionet do kenë kosto dhe për ne

Presidentja e KE: Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putin vendosi që Ukraina mos të ekzistojë! Për Evropën ky është momenti i së vërtetës, sanksionet do kenë kosto dhe për ne

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se Europa është në krah të Ukrainës, në luftën e saj kundër pushtimi rus. Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian, ajo u shpreh se fëmijë e të rritur po vdesin sepse Vladimir Putin vendosi që Ukraina të mos ekzistojë. Von der Leyen theksoi se ata po propozojnë të aktivizojnë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t'u siguruar ukrainasve status të sigurt.

"Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putini vendosi që Ukraina të mos ekzistojë, por ne nuk do ta lejomë kurrë që kjo të ndodhë. Kjo nuk është vetëm për Ukrainën, kjo është për gjithë botën, kjo është një luftë mes demokracisë.  Sot duhet të përqendrohemi te demokracia, njerëzit po protestojnë kundër luftës, një pjesë po hap dyert për njerëzit e Ukrainës. Po propozojmë të aktivizojmë  mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t'u siguruar atyre status të sigurt, shërbime mjekësore dhe punë. E meritojnë. Të gjithë këto ditë keni parë më shumë se 30 shtetet që prezantojnë gjysmën e ekonomisë së botës, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Jemi më të bashkuar se asnjëherë tjetër dhe do të qëndrojmë të bashkuar. Jemi të vetëdijshme që këto sanksione do të kenë pasoja edhe në ekonominë tonë, jemi edhe pas pandemisë. Por jam e sigurt se Europa  do të qëndrojë e bashkuar dhe do të qëndroje e bashkuar ndaj këtij agresioni, Kjo është kostoja që do të paguajmë, kjo do të jetë kostoja e lirisë, Investimet tona sot, do na bëjnë më të pavarur nesër. Ne duhet të bëhemi të pavarur nga Rusia sa i përket energjisë elektrike, ne po ndërtojmë terminale të rinj, që të bëhemi më të pavarur. Do të reduktojmë në mënyrë të madhe dhe të shpejt varësinë tonë nga gazi rus. Ky është një investim strategjik, kjo do të thotë më pak lekë për kremlinin, që po bën këto krime. Gjermania e përcaktoi 2% e buxhetit të saj për NATO-n. Kemi miratuar një buxhet të madh për të ndihmuar Ukrainën, si dhe një fond për krizën humanitare që do të pasojë. Nuk mund të marrim sigurinë si të mirëqenë sigurinë e qytetarëve tanë, Kjo krizë do të ndryshojë Europën, por Rusia ka kaluar limitet. Reagimet e Kremlinit kanë dëmtuar edhe interesin e vetë rusëve, jo vetëm tani por edhe në vijim. Ka një Rusi tjetër, përtej tankeve të Putinit. Ne i shtrimë dorën rusëve që nuk mbështesin Rusinë. Në të njëjtën kohë po luftojnë për lirinë, por edhe për lirinë tonë. Dhe ata janë gati edhe të vdesin për një lirinë dhe kjo është frymëzuese, Më ka folur për dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e BE. Ne duhet ta mbarojmë këtë luftë. Ukraina mund të bëhet shpejt pjesë e familjes sonë europiane", u shpreh ajo.


Lajmi kryesor:

Presidenti i Ukrainës, fjalim prekës në PE: Ushtria ruse po vret fëmijë! Mos na braktisni! Europarlamentarët votojnë thuajse unanimisht pro dhënies së statusit të vendit kandidat


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur