Presidentja e KE-së: Shqipëria mike e Bashkimit Evropian! Konferenca arriti shifër fenomenale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se vetëm nga KE, BE dhe institucionet e këtij komiteti ndërkombëtar, shifra e dhënë për Shqipërinë shkon në 400 milionë euro, prej tyre 115 milionë euro grante, ndërkohë që në total Konferenca e Donatorëve, prodhoi 1.15 miliardë euro ndihmë për rindërtimin e Shqipërisë.

"Kjo mund t'i kishte ndodhur gjithkujt prej nesh, dhe ne i detyrohemi mbijetuesve dhe të dashurve që humbën njerëzit e tyre, për t'i ndihmuar. Sot komiteti ndërkombëtar premtoi ta ndihmojë Shqipërinë në rindërtim dhe në rimëkëmbje, Shqipëria nuk është vetëm, ne do ta shoqërojmë gjatë gjithë fazës së rindërtimit. Shqipëria është mik i BE. Jam shumë e lumtur të them që BE, kanë angazhuar 400 milionë euro, por shifra bëhet edhe më e mirë akoma, sot i kaluam të gjitha pritshmëritë, 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, që është një shifër fenomenale që do të plotësojë nevojat", tha Ursula von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Konferenca e donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë' 1.15 miliardë € për rindërtimin pas tërmetit, prej tyre 300 mln € grante (dhuratë)! /VIDEO


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë