Presidentja e Kosovës pranon çertifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga
PRISHTINË,  4  Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Presidentja e Republikës se Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar sot pasdite çertifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend.
Njoftimi zyrtar sapo u bë në një deklaratë të dërguar të Zyrës së Presidentes, pas mbledhjes sot pasdite të KQZ-së, ku u bë  çertifikimi.
Presidentja Jahjaga e vlerëson punën profesionale të KQZ-së dhe përkushtimin institucional për përmbylljen me sukses të një procesi përgjithësisht të drejtë, demokratik, të ndershëm dhe gjithëpërfshirës.
Me çertifikimiertifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve është hapur rruga për ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe presidentja Jahjaga, duke respektuar afatet ligjore dhe bazuar në kushtetutën e vendit në ditët në vijim do të marrë vendimin për caktimin e një date për mbajtjen e mbledhjes konstitutive të Kuvendit të ri të Kosovës.
Presidentja Jahjaga thekson domosdoshmërinë e përmbylljes me sukses të procesit të rëndësishëm për Kosovën dhe vazhdimin e përmbushjes së aspiratës së popullit të Kosovës në ndërtimin e një shteti të së drejtës, demokratik e gjithëpërfshirës që do të hap rrugën e integrimeve evropiane./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)