Presidentja e Kosovës 'shkund' liderët e BE: Unë jam e vetmja që duhet të vij në këtë tryezë me vizë

Presidentja e Kosovës 'shkund' liderët e BE: Unë jam e vetmja që duhet të vij në këtë tryezë me vizë

Samiti në Bruksel

Presidentja e Kosovës e kishte një mesazh shumë të qartë për liderët e BE-së sot në Bruksel. Kryefjalë e fjalimit të saj ka qenë liberalizimi i vizave. Osmani ka deklaruar se populli i Kosovës ndihen të diskriminuar në kontinentin ku jetojnë dhe se ajo është e vetmja në tryezë që i duhet të marrë vizë për të arritur në takim.

“Dua të flas sërish këtu për rëndësinë e jashtëzakonshme të liberalizimit të vizave, me shpresën se këtë herë vërtetë, do të na dëgjoni. Kjo thjesht ka shkuar shumë larg. Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë. Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit. Për t’i vënë gjërat në perspektivë, ka liberalizim të vizave për vendet e largëta si Venezuela, por qytetarët e Kosovës që jetojnë në një distancë të shkurtër me makinë, që jetojnë në fqinjësinë tuaj, nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Kjo është një padrejtësi e madhe. Kosova ka bërë pjesën e saj, tani është radha juaj. Vetë ekzistenca e BE-së dhe vlerat që ajo përfaqëson janë të pazëvendësueshme. Por vlerat në rajonin tonë, pa një perspektivë të qartë, jo vetëm rezultojnë të jenë politikisht të paqëndrueshme dhe të pambrojtura, por edhe vetë këto vlera rrezikojnë të zhvleftësohen”, tha Presidentja Osmani.

Në fjalimin e saj, Osmani rikonfirmoi gjithashtu qëllimin e Kosovës për të aplikuar këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor nuk është një fqinjësi e thjeshtë, është një pjesë e natyrshme e Evropës - dhe një interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këtë kontinent. Kjo është arsyeja pse këtë vit ne kemi vendosur të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE dhe shpresojmë që mbledhja e radhës e Këshillit, ta mbështesë aplikimin tonë.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Votohet pro mocionit për heqjen e vizave për Kosovën nga Parlamenti i Holandës

Nga 150 deputetët e Parlamentit të Holandës që kanë marrë pjesë ne votim, 100 kanë votuar “pro” mocionit të deputetes Kati Piri, me të cilin kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërsa, 47 kanë qenë kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Deputetja Kati Piri e konsideroi një lajm të mire faktin që më në fund një gjë e tillë po ndodh në Holandë, duke qenë se vendi i saj ka mbajtur më herët një pozicion bllokues. Qëndrimi i deputetëve të Parlamentit të Holandës ka qenë i paparitur dh  në favor të  Kosovës, duke qenë se ky shtet është prej vendeve skeptike sa i përket qëndrimit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 26/06/2022 10:11

    Eshte e vetmja qe vije nga shteti qe me se gjati ka qendruar i roberuar,me se keqi i sunduar,i perballur me barabarine e dhunes mesjetare, i keqtrajtuar edhe pas "clirimit" dhe daljes "ne liri"nga e cila me se rendi e ka pesuar.

    Përgjigju
  • gavroshi: 23/06/2022 15:30

    Kjo qe thote kjo lopa Osmani eshte e vertete sepse qeveria e Kosoves eshte e pa afte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete