
Delcy Rodriguez. Nicolas Maduro
Delcy Rodriguez është betuar si presidente e Venezuelës pas arrestimit të Nicolas Maduros gjatë operacionit amerikan që ndodhi në fundjavë.
Ish zv/presidentja ka qenë një personazh kontroversial për rolin e saj në regjimin e Maduros. Sipas Sky News, ajo rezulton të jetë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2020 dhe është ende në listën e sanksioneve.
Arsyeja e renditur është: “Ka baza të arsyeshme për të dyshuar se veprimet e saj në Komisionin Presidencial dhe më pas si presidente e Asamblesë Kushtetuese kanë cenuar demokracinë dhe ligjin në Venezuelë, përfshirë uzurpimin e pushteteve të Asamblesë Kombëtare dhe përdorimin e tyre për të shënjestruar opozitën dhe për ta ndaluar që të marrë pjesë në procesin politik.”
Vihet re se Nicolas Maduro nuk është në listën e sanksioneve. Sanksionet janë financiare dhe ngrijnë asetet e të përfshirëve në të. Në listë shfaqen emrat të tjerë të qeverisë së Maduros dhe pasuesve të saj.
Lajmi kryesor:
Pas sulmit të SHBA, të shtëna me armë pranë selisë qeveritare në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)










