Presidentja greke: Greqia mbështet rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor

Presidentja greke: Greqia mbështet rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor

“Që nga Samiti I Selanikut në vitin 2003, Greqia ka qenë e orientuar në mënyrë të vendosur, drejt mbështetjes së rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, në Athinë.

Sakellaropoulou theksoi se integreimi është opsioni i vetëm në gjendje të sigurojë stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe institucione të forta demokratike në vendet e rajonit.

”Sidoqoftë, për t’u bashkuar me BE, është e nevojshme të plotësohen kriteret që zbatohen për të gjitha vendet kandidate”, theksoi ajo.

Kryeministri malazez gjendet atje në kuadër të Forumit VI Ekonomik të Delphit. Forumi Ekonomik i Delphit angazhon udhëheqës politikë, ekonomikë, afaristë, akademikë në një përpjekje për të adresuar sfidat e reja, për të ndikuar në axhendat kombëtare dhe rajonale dhe për të promovuar politika të qëndrueshme dhe të zhvillimit për Evropën, Mesdheun Lindor dhe Greqinë

Gjatë takimit me Krivokapiç ata gjithashtu shkëmbyen mendime mbi një numër çështjesh me interes të përbashkët, të tilla si pandemia dhe përpjekjet për të ringjallur ekonomitë në epokën post-pandemike, si dhe potencialin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez 

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez