PRISHTINE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dënoi ashpër sulmin me armë zjarri mbi dy makina të misionit të EULEX-it, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, në veri të territorit të Republikës së Kosovës.
Sipas presidentes, sulmi me armë zjarri mbi misionin e EULEX-it në Kosovë është përpjekje për të penguar vendosjen e ligjit në territorin e Republikës së Kosovës dhe sulm mbi rendin demokratik të saj.
Ajo ka theksuar se sulmi mbi pjesëtarët e misionit të EULEX-it, është gjithashtu një përpjekje për të mbajtur nën tension dhe me frikë qytetarët në këtë pjesë të territorit të vendit, që duan shtrirjen e sundimit të ligjit dhe një jetë më të qetë.
“Misioni i EULEX-it po ndihmon institucionet e vendit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të krijuar një vend të sigurt”, ka shtuar presidentja Atifete Jahjaga, në një komunikatë për media.
Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve përgjegjëse që autorët e këtij sulmi të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.
Persona të paidentifikuar sulmuan dje me armë zjarri dy automjete të EULEX-it që po qarkullonin në drejtim të pikës kufitare Bërnjak në veri të Kosovës, por pa të lënduar./Kosovapress/
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

Sulmohen me armë dy makina të EULEX, s'ka të lënduar