Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në dasmën e vajzës së ish-Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Osmani ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Ndërkohë, vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta Rugova u martua me Agron Gjeloshin, djalin e politikanit shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.

Çifti lidhën kurorën në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.