Presidentja Osmani pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit: Kosova, në përputhje me objektivat e Administratës së presidentit Trump
Louis Bono dhe Vjosa Osmani
Gjatë vizitës së saj në SHBA, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë me temë ”Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u takua në Departamentin e Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono.
Përmes rrjeteve sociale, Osmani thotë se diskutoi me Bonon për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump.
“Në Washington D.C., në Departamentin e Shtetit, takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono, me të cilin diskutuam për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, paqja e stabiliteti rajonal dhe integrimi euroatlantik i vendit tonë.
Sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA-të, aq më e fortë dhe e sigurt do të jetë Kosova”,- shkruan Osmani.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.4%
-
Të gabuar
36.9%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 1784
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën
18 Mars, 16:29
-
Prag katastrofe atomike? Teherani dhe Moska ngrenë alarmin: Sulm pranë centralit bërthamor Bushehr të Iranit
18 Mars, 15:31
-
Analisti i njohur paralajmëron rënien e Amerikës si superfuqi, Fareed Zakaria: Sulmi ndaj Iranit ishte një marrëzi, Kina dhe Rusia po përfitojnë!
18 Mars, 15:29
-
Analiza: Kush po e fiton luftën në Iran mes bindjes së Donald Trump, pikëpyetjeve të ekspertëve dhe realitetit të komplikuar në terren
18 Mars, 15:10
-
Ndodhet në fushën më të madhe të gazit natyror në botë, goditet kompleksi petrokimik i Iranit
18 Mars, 13:01
-
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, Kryetari i parlamentit izraelit përgëzon Ramën: Udhëheqja juaj shembull për komunitetin ndërkombëtar
18 Mars, 12:45
-
Presidentja Osmani ngushëllon familjet e tre viktimave në Vjenë: Dhimbje e thellë edhe për ne
18 Mars, 12:20
-
Botërori 2026/ Irani kërkoi që ndeshjet të zhvendoseshin nga SHBA-ja drejt Meksikës, FIFA i refuzon: Gjithçka sipas planit fillestar
18 Mars, 09:47
-
Kryeministri Kurti reagon për tragjedinë në Vjenë: Të tronditur thellësisht, ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave
18 Mars, 09:23
-
Të varrosur për së gjalli nën beton! Dalin detajet tronditëse nga tragjedia që u mori jetën tre shqiptarëve në Vjenë
18 Mars, 09:09
-
Heqja e masave të BE ndaj Kosovës, ministri Hoxha: Hap i vonuar, rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj vlerave europiane
18 Mars, 07:57
-
Bomba që shkatërrojnë bunkerët, SHBA-të zbrazin artilerinë e rëndë në Hormuz
18 Mars, 07:28