Presidentja Vjosa Osmani reagon për vrasjen e 18-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend, qytetarët të bashkëpunojnë për gjetjen e vrasësit

Presidentja Vjosa Osmani reagon për vrasjen e 18-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend, qytetarët të bashkëpunojnë për gjetjen e vrasësit

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj. Përmes një reagimi në 'Facebook' Osmani iu kërkon qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë që të gjendet një nga vrasësit e 18-vjeçares.

"Për vajzën 18- vjeçare që e vranë në Ferizaj duhet të ketë drejtësi. Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë.

Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave.

Dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, por shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.

Familjarëve, miqve dhe gjithë shoqërisë së vajzës së ndjerë u shprehu ngushëllime të sinqerta! Shpirti i saj do të pushojë në paqe atëherë kur të ketë drejtësi. Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë", shkruan Osmani.


Lajmi kryesor:

Dy të rinj lënë të vdekur 18-vjeçaren në derën e spitalit në Ferizaj, dhe ‘zhduken’, policia arreston njërin prej tyre! Prokurori: Të akuzuarit, emra të njohur për policinë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave