Dy të rinj lënë të vdekur 18-vjeçaren në derën e spitalit në Ferizaj, dhe ‘zhduken’, policia arreston njërin prej tyre! Prokurori: Të akuzuarit, emra të njohur për policinë

FERIZAJ- Dy të rinj në Kosovë kanë lënë të vdekur një 18-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj pasi e kanë dhunuar fizikisht dhe si pasojë e goditjeve ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar një nga personat e dyshuar, shtetasin A.S, 32-vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Dardan Krivaqën, 29 vjeç.

Dy të rinjtë janë kapur nga pamjet e kamerave të sigurisë, kur lënë 18-vjeçaren pa shenja jete në dyert e spitalit e pastaj largohen me një makinë ‘Audi A8’ me targa zvicerane me ngjyrë të zezë.

Fotot e tyre janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Dyshohet se 18-vjeçarja bashkjetonte me Dardan Krivaqën, i cili është në arrati dhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e vajzës e cila është identifikuar si Marigona Osmani.

Në komunikatë për mediat, thuhet se i dyshuari, A.S. 32 vjecar, është intervistuar dhe pastaj ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Sipas prokurorisë, A.S dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, Dardan Krivaqës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.

Për vrasjen e 18-vjeçares ditën e nesërme në Ferizaj do të organizohet një protestë në shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave. Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur një protestë për nesër në orën 12:00 dhe pritet të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj.

Dy të rinjtë e filmuar nga kamerat e sigurisë

Viktima

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Presidentja Vjosa Osmani reagon për vrasjen e 18-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend, qytetarët të bashkëpunojnë për gjetjen e vrasësit

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj. Përmes një reagimi në 'Facebook' Osmani iu kërkon qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë që të gjendet një nga vrasësit e 18-vjeçares.

"Për vajzën 18- vjeçare që e vranë në Ferizaj duhet të ketë drejtësi. Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë.

Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave.

Dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, por shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.

Familjarëve, miqve dhe gjithë shoqërisë së vajzës së ndjerë u shprehu ngushëllime të sinqerta! Shpirti i saj do të pushojë në paqe atëherë kur të ketë drejtësi. Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë", shkruan Osmani.

Ora 19:58
Vrasja e 18-vjeçares, reagon Kurti: Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur, autori të vihet përpara drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj, ku mbeti e vrarë 18-vjeçarja Marigona Osmani. Në reagimin e tij, Kurti ka vënë theksin tek dhuna që ushtrohet ndaj grave, teksa shkruan se brezat e ardhshëm duhen edukuar se dhuna nuk është një gjuhë komunikimi, por ajo vret dhe dënohet me ligj.

Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë jetë grash dhe vajzash për të humbur, ndërsa i bën thirrje organeve përkatëse që autori i vrasjes të vihet përpara drejtësisë.

"Një 18-vjeçareje dje iu ndalën përgjithmonë dëshirat dhe ëndrrat. Ajo nuk e humbi jetën në aksident trafiku apo konflikt lufte. Jeta e saj u shua dhunshëm në mjedisin ku çdo njëri nga ne duhet të ndihet i dashur, i respektuar e mbi të gjitha i mbrojtur.

Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur. Na duhet angazhim maksimal i institucioneve dhe çdo njërit nga ne për të respektuar te drejtën për të gëzuar jetën, për ta jetuar atë dinjitetshëm dhe për të realizuar aspiratat legjitime.

Nëna dhe baballarë, vëllezër dhe motra, mësues dhe mësuese, zyrtarë të rendit dhe të mbrojtjes së ligjit, qytetarë dhe qytetare të Kosovës,

Ta ndalim dhunën ndaj grave, t’i edukojmë bijtë e vëllezërit tanë se dhuna nuk është gjuhë e pranueshme komunikimi, se dhuna është turp që sjellë tragjedi dhe se është e dënueshme me ligj.  

Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta vënë vrasësin e dyshuar të Marigonës sa më shpejtë para drejtësisë.

U bëj thirrje të gjitha nënave, bashkëshorteve, motrave e vajzave, që të lajmërojnë në polici rastet e dhunës, si edhe mosveprimin institucional për rastet e lajmëruara. Mos heshtni!

Ne nuk mund të jemi spektatorë ndaj të ardhmes sonë. Kemi obligim moral, kushtetues, institucional që të mbrojmë jetën dhe dinjitetin e secilës viktimë të dhunës në familje", shkruan Kurti.

Ora 19:30
Vrasja e 18-vjeçares, qytetarët në Ferizaj ngrihen nesër protestë në shenjë revolte kundër dhunës

Pas vrasjes së 18-vjeçare në Ferizaj të Kosovës nga dy të rinj të cilët e lanë të vdekur para derës së spiatlit ditën e nesërme do të organizohet një protestë. Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur një protestë për nesër në orën 12:00 dhe pritet të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj.

Sipas Gazetës Express, kjo protestë do të organizohet nga shqiptarët e Kosovës në shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave. Ndërsa, do të kërkohet sipas Konventës së Stambollit dënimi maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.

Ora 16:47
Kosovë/ Bashkëjetuesi dhunon për vdekje 18-vjeçaren, prokurori: Të akuzuarit, emra të njohur për policinë

Dy të rinj në Kosovë kanë dhunuar për vdekje një vajzë 18-vjeçare dhe e kanë lënë të pajetë në derën e spitalit në Ferizaj. Policia e kosovës ka shpallur në kërkim Dardan Krivaqën, i cili dyshohet se e dhunoi deri në vdekje të renë ndërsa ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e tij Arbër Sejdiu.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se të dy janë emra të njohur për policinë dhe prokurorinë, për shkak të përfshirjes në vepra të ndryshme penale.

“Personi me inicialet D.K., është i njohur për policinë dhe prokurorinë, ka një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet i ka të mbyllura…Edhe personi i dytë A.S., aktakuzë për tetntim vrasje në vitin 2013, më 23 shtator është caktu seanca. Aktakuza është ngritë në vitin 2013”, u shpreh ai.

Ndërkohë që siç theksohet në deklaratën e prokurorisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë ku jetonin në dhomë dhe më pas të dyshuarit e kanë dërguar atë më pas në spital. Ai tha se gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar shumë sende personale dhe telefona në banesën e të dyshuarit. Dy të rinjtë janë kapur nga pamjet e kamerave të sigurisë, kur kanë lënë 18-vjeçaren pa shenja jete në dyert e spitalit e pastaj largohen me një makinë ‘Audi A8’ me targa zvicerane me ngjyrë të zezë. Në fotot e publikuara dhe në rrjetet sociale, bashkëjetuesi i vajzës shihet me armë, ndërsa personat me të cilët ai kishte studiuar u shprehën se ishte tejet i dhunshëm

Mediat e Kosovës citojnë dajën e viktimës, i cili ka thënë se mbesa e tij dhe 29-vjeccari Dardan Krivaqa ishin martuar para dy muajsh.

“Vajza nuk na ka thënë kurrë se ka mosmarrëveshje me Dardanin, por nuk na kanë thënë fjalë të mira për të”, është shprehur ai.

Vrasja e të resë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, duke sjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes dhunën ndaj gruas.

Ora 13:23
Duke pozuar me armë në dorë, policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e njërit prej të rinjve që vrau 18-vjeçaren

Foto e Dardan Krivaqës i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares

Policia e Kosovës ka publikuar sot fotografinë e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për rastin në Ferizaj, ku ka mbetur e vdekur një vajzë 18-vjecare, pas dhunës së ushtruar nga dy të rinj.

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e të riut që tashmë është shpallur në kërkim policor dhe dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.

Në fotot e publikuara dhe në rrjetet e tij sociale, i riu shihet me armë dhe duke marrë në shënjestër.

Foto e Dardan Krivaqës i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 23/08/2021 16:17

    Jo Dardan por Taleban!!

    Përgjigju
  • Pisa: 23/08/2021 16:16

    Vec burracaket ven dor te nje femen femna esht e pambrojtur nuk ka forc si ai burracak qe ve dor tek ajo

    Përgjigju
  • Rexhep Taleban Kasap Bule Leka [ kepi ]: 23/08/2021 15:23

    Ktyre tipave ju duhen prer duart deri në rënx e këmbët e duhen lën të lir që të jetojn si copa mishi me 2 sy. Se dhe kshu jan copa mishi me dy sy. Njerëz pa din e pa iman që vrasin një femër të pa mbrojtur buracakër pty pis milet.

    Përgjigju
    • Gjergji: 23/08/2021 21:08

      Pa merak se kur te jene aty mren. Do ja presin dure e ca kane po he. Gjynah vajza vogel.

  • Turi: 23/08/2021 15:21

    Fare e keqe , rrace e ndyre vetem druri dhe burgu duhen per keta pisa te pavlere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen