Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani iu përgjigj edhe pyetjes nëse ka pasur informacione për ndërhyrje të paligjshme te Prokurorët.
“Zyrtarisht në KLP, informacione të tilla nuk kanë trokitur ende. Por sa herë ka pasur shqetësim vetë prokurorët kanë kërkuar që KLP të reagojë me deklarata publike. Është marrë me seriozitet kjo çështje, është diskutuar më të gjithë anëtarët, kemi pasur debatet për mënyrën se si duhet adresohet kjo mbrojtje publike dhe pasi kemi bërë hetim administratim të plotë, kemi arritur të vendosur nëse duhet të dalim me qëndrim publik. Janë 3-4 qendrime publike të këshillit për 2025.”, u shpreh Bogdani.
Pyetjes nëse ka pasur ndonjë denoncim nga prokurori i Posaçëm Dritan Prençi për kërcënime të mundshme lidhur me hetimet që po kryhen për zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
“Nuk kemi informacion të tillë nga Prençi do të thotë se nuk ka ndonjë presion. Janë informacione që më së shumti jemi njohur nga media sesa nga zoti Prençi apo nga prokurorët e SPAK”, shtoi ajo.
Ajo komentoi edhe ankesat për kohën e zgjatur të proceseve hetimore.
“Situata është e njohur për shkak të vakancave në sistem. Ka pasur ngarkesë jo të arsyeshme më të lartë krahasuar me situatën përpara vettingut, gjithsesi lidhur me funksionalitetin e zyrës apo stokun e tyre, kemi kërkuar asistencë nga një projekt i BE që rë targetojmë dhe të kemi një studim për një strategji ose disa hapa që duhet të ndjekim përt të ngarkuar ngarkesën në Prokurori. Janë përzgjedhur dy Prokurori pilot, ekspertët janë italianë në bashkëpunim edhe me zyrat e Prokurorisë. Është Lezha dhe Elbasani, Prokurori mesatare, dhe projekti është në procesin e mbledhjes së informacionit për të parë nëse ka backlog apo jo dhe si duhet adresuar. Po miratojmë edhe një rregullore të posaçme për skemën e delegimit. Në nëntor, nga ILD, një nga çështjet që do adresohet është edhe pretendimi i zvarritjes së seancave në fazat e hetimit", shtoi ajo.
Lajmi kryesor:
Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë











