Deri në fundin e pjesës së parë Kosova nuk gaboi pothuajse asgjë dhe po me të njëjtin ritëm nisi edhe pjesën e dytë. Por në minutën e 69-t ligji i pashkruar i futbollit ndëshkoi ‘dardanët’. Pas shumë rasteve të shpërdoruara të Kosovës vendasit barazuan me Mugosa-n, duke bërë që sfida të mbyllet me shifrat 1-1. (Pas golit të realizuar nga Rashica në pjesën e parë)
Për t’u veçuar në këtë takim edhe episodi me trajnerin dhe dy futbollistë me origjinë serbe të Malit të Zi. Për shkak të presioneve nga Beogradi ata nuk u paraqitën në ndeshje. Një veprim që më tej i kushtoi vendin e punës trajnerit Tumbakovicin.
Në takimet e tjera ra në sy sfida e Grupit B ku Serbia u mposht me shifrat e thella 5-0 në transfertë nga Ukraina.