Presioni ndaj Putinit, Zelanda e Re do të vendosë tarifën 35% për importet ruse

Presioni ndaj Putinit, Zelanda e Re do të vendosë tarifën 35% për importet ruse

Zelanda e Re tha se do të vendosë një tarifë 35% për të gjitha importet ruse dhe do të zgjasë ndalimet ekzistuese të eksportit për të përfshirë "produktet industriale të lidhura ngushtë me industritë strategjike ruse".

"Këto rritje tarifash funksionojnë në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, ndërsa ne kërkojmë të bëjmë presion mbi regjimin e Putinit," tha Ministri i Tregtisë së Zelandës së Re Damien O'Connor. 

"Këto sanksione tregtare, përveç masave të tjera të marra tashmë, punojmë së bashku me Ukrainën dhe partnerët ndërkombëtarë për të bërë presionin më të madh të mundshëm mbi regjimin e Putinit për të ndërprerë armiqësitë."

Masat do të hyjnë në fuqi më 25 prill, sipas një deklarate të përbashkët nga ministria e jashtme dhe ministria e tregtisë së Zelandës së Re.    

Eksporti i produkteve industriale si pajisjet e telekomunikacionit dhe motorët do të ndalohet. 

“Imazhet dhe raportet që dalin për mizoritë e kryera kundër civilëve në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës janë të neveritshme dhe të dënueshme, dhe Zelanda e Re vazhdon t'i përgjigjet akteve të pamenduara të agresionit të Putinit”, tha Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re, Nanaia Mahuta.

Mahuta tha se Zelanda e Re i ka bërë thirrje Rusisë që të mbahet përgjegjës për krimet e luftës dhe, së bashku me 41 vende të tjera, mbështet një ndjekje penale të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: 400 të zhdukur në Hostomel! Putin: Ukrainasit na provokuan në Bucha, s’kemi qëlluar civilë! Pentagoni: Rusët janë tërhequr nga Kievi dhe Kharkivi, trupat zhvendosen në lindje


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga