1768770789_KEe.png

Presidenti i Këshillit Evropian ka thënë se ka vendosur të thërrasë "një takim të jashtëzakonshëm" në ditët në vijim për çështjen e Groenlandës.

Sipas mediave të huaja, në një postim në rrjetet sociale, Antonio Costa thotë se kjo mbledhje do të organizohet "duke pasur parasysh rëndësinë e zhvillimeve të fundit dhe me qëllim koordinimin e mëtejshëm".

Kjo lëvizje vjen pas planeve të Presidentit amerikan Donald Trump për aneksimin e ishullit të Groenlandës dhe vendosjen e tarifave doganore për vendet e NATO-s që kundërshtojnë veprimet e tij.

Costa tregon angazhimet e Evropës për gjashtë pika kyçe pas bisedave me shtetet anëtare.

Ato janë:

Uniteti mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar;  

Unitet në mbështetje dhe solidaritet me Danimarkën dhe Groenlandën;

Njohja e interesit të përbashkët transatlantik për paqen dhe sigurinë në Arktik, veçanërisht duke punuar përmes NATO-s;

Vlerësim i përbashkët se tarifat do të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike dhe janë të papajtueshme me marrëveshjen tregtare BE-SHBA;  

Gatishmëria për të mbrojtur veten kundër çdo forme shtrëngimi;  

Gatishmëria për të vazhduar angazhimin konstruktiv me SHBA-në për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.


Lajmi kryesor:

Groenlanda/ Kërcënimet e Trump, vendet e BE i cilësojnë shantazh! Sugjerojnë tarifa doganore prej 93 mld dollarësh kundër SHBA