KORCE - Mungesa e vëmendjes dhe kujdesit po e kthen një prej pikave turistike të preferuara në rajonin e Korçës, Liqenin Prespës së Madhe, në një moçalishte.

Liqeni ka filluar të japë shenjat e para të mbushjes me kallmishte, duke ndjekur kështu gjurmët e Liqenit të Prespës së Vogël, i cili tashme ka humbur identitetin e tij.

Kreu i komunës Liqenas, Edmond Themelko, ngre shqetësimin për humbjen e kësaj pasurie, ndërsa i bën apel Ministrisë së Kulturës të marrë masa, pasi komuna nuk ka fonde për një gjë të tillë.

Ndërkohë një shqetësim për Liqenin e Prespës mbetet dhe mungesa e zonave të plazhit për turistët, të cilat duhet të rregullohen dhe sistemohen.

(ad.ti/Gre.M/shqiptarja.com)