Prespektiva europiane, kancelarja
Merkel fton Thaçin në Berlin

Prespektiva europiane, kancelarja<br />Merkel fton Thaçin në Berlin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar ftesë nga Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, për të marrë pjesë në një konferencë të nivelit të lartë, që do të mbahet me 28 gusht 2014 në Berlin, Gjermani.

“I nderuari zotëri Kryeministër, i dashur zotëri Thaçi.

Në koordinim me Ministrin Federal për Ekonomi dhe Energji, zotërinë Sigmar Gabriel, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, zotëri Frank-Ëalter Steinmaier, ju ftoj përzemërsisht në një konferencë të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, të enjten më 28 gusht 2014 në Berlin”, thuhet në ftesën e nënshkruar nga kancelarja Angela Merkel.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, Merkel shkruan në ftesë se qëllimi i iniciativës është që t’u jap shtytje të reja përpjekjeve për ekonomi dhe përparimin e shtetit ligjor, për siguri dhe paqe në rajon. “Po ashtu, edhe për forcimin e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor që është dhënë në qershor të vitit 2003. Ky takim është edhe shenjë e forcimit të bashkëpunimit të shteteve të rajonit mes vete”, thuhet në këtë ftesë.

Takimi do të bëhet më 28 gusht 2014, në Berlin, dhe është i organizuar nga Bashkimi Evropian. Kancelarja Merkel shprehet e gëzuar me pjesëmarrjen e kryeministrit Thaçi në këtë konferencë./Kosovapress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar