Prestigjiozja britanike artikull për Tiranën: Ja çfarë duhet të vizitoni gjatë dimrit, mos harroni Bunk’Art

Media prestigjioze britanike “The Independent” ka publikuar një artikull për kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Përmes një guide me foto “The Independent” ka përzgjedhur pikat që duhet të vizitohen në Tiranë nga turistët, mes tyre dhe muzeumi Bunk’Art 1 dhe 2. 

“Pas dekadave të izolimit, vendi i fundit i pazbuluar i Evropës po ecën drejt modernizimit dhe tërheqjes së vizitorëve. Në zemër të këtij plani është Tirana” - shkruan prestigjozja britanike. 

“The Independent” ka përzgjedhur Bunk’Art si një prej vendeve unike që nuk duhen humbur pa u parë edhe gjatë stinës së dimrit. 

“Bunk-Up” e kanë cilësuar ata bunkerin për mbrëmjet e Bunk’Rock që janë mbajtur brenda sallës së madhe në Bunk’Art 1 ku muzika rrok ka tërhequr vizitorë të shumtë në ish-bunkerin anti-atomik të Diktaturës. 

“Bunk’Art 1 dhe 2 janë ish-strehët anti-bomb të ndërtuara nga regjimi i Hoxhës, të cilat tashmë janë shndërruar në ekspozita dhe hapësira unike për evenimente ku është ndërthurur arti dhe objektet historike të ekspozuara. Ja vlen një vizitë në këto dy bunkerë 'të frikshëm' prej betoni. Bunk’Art 1 që është më kryesori dhe më i madhi ka edhe teatrin e vet në brendësi”, - shkruan “The Independent”. (Lexoni këtu lajmin e plotë).

bunkart.jpg" style="height:433px; width:720px" />
Foto nga një koncert i zhvilluar gjatë mbrëmjeve në muzeumin Bunk'Art 1  (Foto: Antonio Çakshiri).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë