Prestigjiozja amerikane Lonely Planet që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, ka renditur vendin tonë dhe Kosovën ndër 10 destinacionet më të mira në Europë.
Për të dalë në një përfundim të tillë, prestigjiozja Lonely Planet 'viziton' të gjitha vendet, ndërmerr udhëtime për të shijuar bukuritë, kulturën, ushqimet dhe të gjitha karakteristikat e tjera, dhe në fund vendos kush nga destinacionet duhet të jetë në Top 10 për tu vizituar nga turistët.
Shqipëria krenohet me çdo centimetër të saj me diellin shkëlqyes e ngjyrat shumë të bukura. E më tej Lonely Planet fton ndjekësit e saj të zbulojnë Shqipërinë e fshehur. Vendit që ka qindra kilometra bregdetare të thepisura e të lë pa frymë, ka ndryshuar shumë që kur turistët e zbuluan atë një dekadë më parë. Por është ende plot me vende idilike për t’u zbuluar.
Ja çfarë shkruan Lonely Planet për Shqipërinë dhe Kosovën
Kosova
Kosova e vogël, e rrethuar nga dy vargmale malore në zemër të Ballkanit, ka qëndruar disi poshtë radarit të shumicës së udhëtarëve. Por me vendin që feston 10 vjet pavarësinë (megjithëse të diskutueshme) në 2018, duket se do të ndryshojë.
Të ushqyerit me energji, kombi i dytë më i ri në botë gjithashtu mburret me popullsinë më të re në Evropë - dhe kjo është nxitja e tyre për zhvillimin e saj.
Për shumë tifozë filmash, çdo verë në qytetin e epokës osmane, Prizren, zhvillohet Dokufest, një festival i mirënjohur i filmit.
(Kosova(Prizreni) në Lonely Planet)
Shqipëria
Dikush vështirë se do të impresionohej lehtë, nëse do t’i tregonin një destinacion udhëtimi më të mirë sesa Tirana, një qytet që gjendet mes brigjeve të Adriatikut dhe Alpeve Shqiptare.
Nuk ështe vetëm një qytet “portë” por është metropol i fuqishëm që ka pësuar një transformim falë ish kryetarit të saj(tani kryeministër i Shqipërisë), i cili inkurajoi qytetarët të shmangnin udhëtimin e tyre me makina, për ta zëvendësuar me biçikleta, rivendosi fokusin në hapësirat e gjelbërta të qytetit, zbukuroi qytetin me piktura dhe pallate shumëngjyrëshe.
Një tjetër destinacion i kryeqytetit shqiptar është edhe mali i Dajtit, një udhëtim me teleferik për të shijuar pamjen panoramike dhe më pas për të shijuar ushqimin tradicional dhe deri tek mbrëmjet në lagjen kryesore të quajtur “Blloku”.
(Shqipëria (Tirana)në Lonely Planet)