Videoja e vogëlushit i cili nuk ndal të qeshurat teksa berberi i pret flokët ka “shkrirë” zemrat e shikuesve.

Reagimin e adhurueshëm të Mateos, i cili sapo berberi në Brazil i prek flokët fillon të qesh e ka kapur në kamera mami i vogëlushit, Marina Garcia Spadim Pereira.

“Kjo është hera e parë që Mateo pret flokët dhe nuk e prisja të kishte këtë reagim dhe mos të ndalonte të qeshurat”, u shpreh Maria.

Videoja e Mateos po bën xhiron e botës dhe reagimet e ngrohta të  njerëzve janë të shumta!

“Ndonjëherë mund të kesh një ditë të keqe dhe të shohësh videon e Mateos dhe kjo të ndryshojë”, shprehet një komentuese.

“Lumturia është te gjerat e vogla”, shkruan dikush tjetër.