Pretenca, Breca kërkoi tre
dënime me vdekje

Skënder Breca nuk do që të flasë për të shkuarën e tij. Prej disa vitesh avokat në profesion ai e ka lënë pas krahëve dekorimin në 2008 nga presidenti Bamir Topi, kthimin mbrapsht të dekoratës, pas sulmeve që iu bënë si prokuror i rregjimit komunist, më pas largimin edhe nga pozicioni si këshilltar pranë prokurores së Përgjithshme. Mbesa e Xhelal Koprenckës, njërit prej viktimave të një vendimi që dha Breca si prokuror, deklaronte katër vite më parë se në periudhën kur ishte president Sali Berisha dekoroi me medaljen e "Martirit të Demokracisë" Xhelal Koprenckën për Rezistencën burrërore para torturave të xhelatëve prokurorë dhe të hetuesve kanibalë si Skënder Breca, që e torturoi dhe dha vendim pushkatimi, ndërsa presidenti Topi në maj të 2008 dekoroi xhelatin Skënder Breca".
Nuk është vetëm Xhelal Koprencka në listën e të pushkatuarve. Ka edhe të tjerë, si ata që mbetën gjallë e që sot janë emra të njohur. Në vendimin e majit 1979, të mbajtur në Gjykatën e Lartë te drejtuar nga Sofokli Kongo, Skënder Breca ishte prokurori i çështjes. Pas fjalës së dëshmitarëve, të gjithë të dënuar, Gjykata vendosi dënimin me vdekje me pushkatim të shtetasve Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Koprencka, ndërsa të tjerët u dënuan me burg nga 16-23 vite burg.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike