Prezantim fanelle më të bukur se kjo me siguri nuk keni parë ndonjëherë...(VIDEO)

Kemi parë ide nga më të ndryshme për prezantimin e fanellave të reja për sezonin e ri futbollistik, por mund të thuhet me bindjen e plotë se Trabzonspor është skuadra kampion e kësaj vere.

Një ide origjinale, e cila vjen nga tradita, por që njëkohësisht i rri shumë mirë dhe të tashmesh. Në fokus të klipit, nuk janë futbollistët, por një djalosh i vogël i quajtur Abdülkadir. Ai nuk mund të luajë me shokët e tij sepse nuk ka një fanellë si ato... në këto kushte, djaloshi krijon vetë një fanellë ku me anë të një lapustile shkruan numrin "10" dhe mbiemrin e tij. Në heshtje të plotë, "dorën e fundit" mbi këtë fanellë e vë nëna, pa dijeninë e djaloshit e vë nëna ...dhe më pas pamja zhvendoset në stadium, mes brohorimave të tifozëve.

“Me krenari kemi qëndisur motivet tradicionale (murgjit), simbol i gjeografisë sonë. Është diçka që na përket ne dhe gjithmonë do të jetë fanella më e bukur. Ne e dimë se nëse jemi bashkë, askush nuk na ndal ne”, shkruan klubi.

Kjo video është pritur shumë mirë nga tifozët, por edhe futbolldashësit teksa numëron mijëra shikime dhe pëlqime në rrjetet sociale.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë