Karim Benzema është prezantuar si një superstar në Arabinë Saudite. 60 mijë tifozë të Al Ittad e kanë pritur në stadium francezin, i cili la Real Madridin pas 14 sezonesh si një prej futbollistëve që ka fituar më shumë në histori.
Njerëz në rresht që e nderonin, brohorime dhe fishekzjarre nuk munguan, ndërsa vetë futbollisti prezantoi edhe ‘Topin e Artë’ që mori sëfundmi. Benzema pritet të fitojë rreth 200 milionë euro në sezon te Al Ittad, ndërsa zgjodhi Arabinë Saudite sipas tij pasi është vend myslimin. Ndër të tjera Benzema e quajti si një transferim në shtëpi.