Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë arrestoi këtë të hënë, 29 prill, një 27-vjeçar, i cili prezantohej si efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi. Burime bëjnë me dije se i arrestuari linte takime me vajza të luksit të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale.
Duke përdorur mjete identifikuese të Policisë së Shtetit, ai kokontaktonte punonjëset e seksit nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme. Pasi shkonte si klient me ta, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim për t'i arrestonte.
Më pas përmes kanosjes ai u merrte shuma parash, deri në 2 mijë euro kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.
"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë të shtetasit A. S., 27 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.
Nga kryerja e veprimeve hetimore procedurale, rezulton se ky shtetas, duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kontaktonte nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme, ku me anë të shtrëngimit e kanosjes, iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar", njofton AMP.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri Hasani pret të Dërguarin e Posaçëm e Qeverisë kineze
2 Korrik, 18:00
-
Tiranë /Falsifikonte stampa dhe formularë, në pranga një person (EMRI)
2 Korrik, 13:31
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, prokuroria çon në gjyq 4 adoleshentët dhe zbulon shkakun: Xhelozia për një vajzë
2 Korrik, 11:36
-
TIMS/ Dëshmon me dyer të mbyllura drejtoresha e SHISH! Hyseni hedh poshtë akuzat e Salianjit: S'jam shmangur, isha në Bruksel
2 Korrik, 10:52
-
Bashkëpunim policor me Moldavinë, Balla: Intensifikojmë numrin e marrëveshjeve, në funksion të kapjes së personave në kërkim
1 Korrik, 15:22
-
Kapet në Spanjë 31 vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, Apeli i Tiranës e kishte dënuar me 4 vite burg (EMRI)
1 Korrik, 15:00
-
VIDEO/ Digjen 5 dyqane gjatë natës në Kamëz, dëme materiale
1 Korrik, 07:10
-
Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve
30 Qershor, 20:45
-
Qytetarët në radhë të zemëruar në Spitalet Publike, të moshuarit për Report Tv: Të gjitha shërbimet në privat
30 Qershor, 18:56
-
Mbi 600 ndeshje në stol dhe 7 trofe të fituar, karriera e Bejkush Birçes si trajner
30 Qershor, 18:43
-
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet
30 Qershor, 18:08
-
Tiranë/ Zhvillohet meshë përshpirtjeje në kujtim të viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve
30 Qershor, 17:58