Dënoi 3 shqiptarë të kapur për drogë në njëjtën ditë! Gjykatësi anglez i çuditur: Kam vizituar tri herë Shqipërinë e bukur dhe mahnitëse, s’e kuptoj pse vini këtu

Dënoi 3 shqiptarë të kapur për drogë në njëjtën ditë! Gjykatësi anglez i çuditur: Kam vizituar tri herë Shqipërinë e bukur dhe mahnitëse, s’e kuptoj pse vini këtu

Dy shqiptarë janë dënuar me burg nga drejtësia britanike pasi akuzohen për shit-blerje të lëndës narkotike kokainë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Bëhet fjalë për Erijon Melanin, 24 vjeç dhe Emiljan Gjergji, 26 vjeç.

Melani akuzohet se ka kryer veprimtarinë kriminale në Cheltenham. Ai u ndalua nga policia britanike teksa drejtonte një automjet tip “Vauxhall Insignia” pasi hodhi nga dritarja një çorape të zezë, e cila rezultoi të kishte në brenda 14.2 gramë kokainë me një vlerë prej 1,120 £.

24-vjeçari u deklarua fajtor dhe u dënua në total me 26 muaj burg si i akuzuar trafikim të lëndës narkotike kokainë në Cheltenham dhe përvetësim/përdorim/posedim të pasurisë të ngirutr nga të ardhurat krimianle.

Pasi të kryejë gjysmën e dënimit të tij, ai do të deportohet në Shqipëri.

Në të njëjtën ditë me të njëjtin gjyqtar, i cili ndoqi çështjen e Melanit, u shfaqën para togave të zeza edhe shqiptarët Gjergji, i cili jetonte në Walthamstoë, Londër, dhe Martin Ndreca, 24 vjeç.

Gjergji u deklarua fajtor për posedimin e kokainës me qëllim shitjen e saj dhe u dënua me 20 muaj burg. Gjithashtu dhe ai do të depërtohet në Shqipëri pasi të kryejë gjysmën e dënimit në burgjet britanike.

Ndërsa Ndreca u deklarua fajtor për furnizimin me kokainë në Gloucestershire midis 18 korrikut 2022 dhe 11 korrikut 2023, pasi pranoi krimin.

Ndreca u la në paraburgim në pritje të seancës së ardhshme gjyqësore, ku do të jepet vendimi për të.

Ai ka mohuar të ketë patur një rol drejtues në këtë veprimtari kriminale, pasi dyshohet se ishte pjesë e një bande.

Gjyqtari i përbashkët i 3 rasteve, i quajtur Ian Lawrie KC, në Gjykatën e Gloucester Crown gjatë gjykimit të këtyre çështjeve është shprehur i habitur se si shqiptarët lënë një vend aq të bukur dhe me plot mundësi si Shqipëria për të shitur drogë në Britani.

"Kam qenë në vendin tuaj tre herë në 40 vitet e fundit. Është një vend shumë i bukur. E di që ka problemet e veta.

Është një vend mahnitës me njerëz mahnitës - dhe ushqimi ishte i mirë - kështu që pse doni të vini këtu nuk e kuptoj”,- është shprehur ai.

Shënim: Çështjet e 3 shqiptarëve janë bërë të ditura nga “Daily Mail” më 14 shkurt të këtij viti.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës