Prezantohej si spiun i SHISH-it, dyshimet pse u qëllua me 5 plumba roja i kantierit Ylli Luçaj

Prezantohej si spiun i SHISH-it, dyshimet pse u qëllua me 5 plumba roja i kantierit Ylli Luçaj

Ylli Luçaj

Kur janë mbushur 7 ditë nga vrasja e Ylli Luçaj, në një pyll të Himarës, ku 65-vjeçari qëndronte si roje nate pranë makinerive të një kompanie private që po ndërton rrugën Kuç-Himarë, policia dhe prokuroria e Vlorës janë të paqarta për sa i përket drejtimit të hetimeve për këtë vrasje.

Dyshimet bien mbi disa persona që kultivojnë drogë në këtë zonë dhe se krimin e rëndë mund ta kenë kryer nga frika e spiunimit që mund të bënte roja në polici,për kultivimin e drogës. Këto dyshime janë ngritur edhe për faktin se Ylli Luçaj, ka qenë më parë gjatë kohës së Komunizmit informator i sigurimit të shtetit dhe se lidhjet e tij me SHISH, besohet të vijonin edhe në ditët e sotme.

Kjo pasi siç kanë deklaruar në polici disa banorë që kishin njohje me viktimën,shpesh herë Ylli i tregonte me mbruje se ai bashkëpunonte me strukturat e SHISH. Frika e një spiunimi të mundshëm për kanabisin e mbjellë besohet se ka shtyrë persona ende të paidentifikuar për të kryer vrasjen e Ylli Luçaj.

Policia thotë se Luçaj është qëlluar në vendin e tij të punës me 5 plumba kallashnikovi në trup dhe kokë. Ndërkohë pista e një vjedhje të mundshme për këtë ngjarje ka rënë, pasi siç thonë burimet policore, asnjë nga mjetet e ndërtimit të rrugës, nuk është prekur nga autorët. Për më tepër që sendet personale të viktimës dhe sasia e lekëve që ai kishte me vete nuk është  vjedhur nga autorët, por janë gjendur në vendngjarje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 06/06/2020 03:12

    Në vendin e punës e vran o debila, për të vjedhur naftë për traktorat shkuan kriminelët atje dhe e vran si pulë fushe.Kush spiun thërret jam spiun mer trapa? Përkundër tregohet i kamufluar.

    Përgjigju
  • Armando dukat: 05/06/2020 17:06

    Ndonje cam do ta ket ber ata meren me pleq

    Përgjigju
    • Bënçë: 05/06/2020 21:05

      Injorant!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite