Prezantohen fituesit e startup, Rama: e-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 mln euro! Brenda 2026, gati projekti me Microsoft për Prokurimet Publike

Prezantohen këtë të martë, 25 Mars, fituesit e startup dhe Startup Grant 2024. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj. Bëhet fjalë për më shumë se 150 talente shqiptare që prezantojnë produktet e tyre inovative. 

Kryeministri Rama tregoi disa të dhëna interesante nga një audit për platformën e-Albania. Sipas kreut të qeverisë, e-Albania u ka kursyer qytetarëve shqiptarë 620 milionë euro në total gjatë këtyre viteve. 

“Pashë një audit, marrë një grup ekspertësh që të bënin një audit analitik për çfarë ka ndryshuar platforma e-Albania në jetën e shqiptarëve. Dhe më mbetën në mend 3 të dhëna, e para që nga platforma janë kursyer shqiptarëve 620 milionë euro në total që përndryshe do t’i kishin harxhuar për të marrë shërbimet që kanë marrë në këto vite. E dyta, janë kursyer 75 milionë fletë letre që nuk është pak. E treta, më domethënësja, koha e kursyer 25 mijë rrotullime rreth Tokës.”, tha kryeministri. 

Kryeministri tha se me modelin e Inteligjencës Artificiale po përshtasin kuadrin ligjor me atë të BE, duke shkurtuar një punë që vendeve të tjera iu janë dashur shumë vite. Ai tha se brenda 5-6 muajsh do të jetë i përfunduar.  

“Po punojmë me Microsoft për një model të Prokurimeve Publike pa pjesëmarrjen e njeriut. Më pas Komisioni certifikon rezultatin. Po përpiqemi me Microsoft të bëjmë një model që bën të gjithën, shpresojmë ta kemi gati deri në fund 2026. Brenda pak kohe e-Albania do të kalojë në një tjetër nivel. Diella do të bëjë të gjithë shërbimin. Kjo gjë do të realizohet me kërkesë, do t’i thuhet Diellës quhem filani dhe gjithë punën do ta bëjë asistenti virtual. Ne po krijojmë potencial të madh këtu brenda me ju dhe të tjerë si ju që mund të na japin një dorë në zhvillimin e mëtejshëm të proceseve të qeverisjes, duke përdorur bazën tonë të të dhënave.”, shtoi kryeministri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:40
Rama: Synojmë të organizojmë një panair të përvitshëm për start up-et, mund të nisim që këtë vit 

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi se planifikojnë organizimin e një panairi të përvitshëm për start up-et.

Në takimin për prezantimin e fituesve të start up-eve, kreu i qeverisë tha se një projekt të tillë mund ta nisin që këtë vit. 

“Duhet të mbështesim organizimin e një panari të përvitshëm për start up-et, që të gjitha këto të shihen. Nëse organizohet një panair një javor ku kompanitë dhe njerzit e interesuar shohin dhe krijojnë komunikim, dhe ju do keni më shumë shance për të krijuar bashkëpunimeve. Mund ta fillojmë që këtë vit, në vjeshtë, një panair të start up-eve shqiptare”, u shpreh kryeministri. 

Ora 13:41
Rama kujton historinë kur ishte ministër Kulture: Banka gjermane na 'fali' kompjuterë që i kishte nxjerrë jashtë përdorimit

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e fituesve të Start-up dhe Startup Grant2024. Rama ka kujtuar një episod nga koha kur ishte ministër Kulture.

“Më kujtohet kur u bëra ministër kulturë, në 1998 në ministri kishte një zyrë që ishte zyra e daktilografimit ku shkonin shkresat të shkruara me dorë ose thuhej me gojë dhe ishin tre punonjëse që shkruanin në tre makina të lodhura, që tek shkronja ë, e cila ishte sajuar me forca të brendshme sepse makina origjinale nuk e kishte, makina që bënte ë bënte vrima. Unë kisha kujtimet të freskët nga një ekspozitë në Gjermani në një qendër kultura ku kishin ardhur kompjuterë që Deutche Bank i nxirrte jashtë përdorimit dhe ia falte qendrave të kulturës që nuk kishte. Unë i shkrova një letër drejtorit të bankës dhe i thashë që nëse do të ishte mundësia të na jepnin edhe ne disa kompjuterë. Më pas na kontaktoi Ambasada Gjermane dhe na sollën disa kompjuterë. Në atë kohë ajo letër përfundoi në murin e drejtorit të bankës sepse ishte e paimagjinueshme”, tha ai.

Ora 13:31
Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: Më tha diçka që ishte e ‘frikshme’ për Inteligjencën Artificiale

Kryeministri Edi Rama, në takimin për prezantimin e fituesve të startup dhe Startup Grant 2024, zbuloi edhe një bisedë me Mira Muratin. 

Sipas kreut të qeverisë, ajo që i ka thënë Murati është se shpejtësia e transformimit me Inteligjencën Artificiale është e ‘frikshme’, dhe për të kaluar nga një gjë në një tjetër do të duhet vetëm pak kohë. 

“Biseda me Mira Muratin, me tha diçka që ishte e frikshme. Nëse për të kaluar nga iPhone 12 te 13 është dashur një vit, për të kaluar nga një gjë tek një gjë tjetër, AI do të duhet një ditë. Çfarë është e re në mëngjes do të bëhet e vjetër në darkë. Deri këtu do të shkojë shpejtësia e transformimit.”, u shpreh Rama. 

Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rama në Shkodër takon kandidatët për deputetë, Benet Beci: Zgjodhëm ekip të motivuar për të punuar fort

Rama në Shkodër takon kandidatët për deputetë, Benet Beci: Zgjodhëm ekip të motivuar për të punuar fort