Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: Më tha diçka që ishte e ‘frikshme’ për Inteligjencën Artificiale

Kryeministri Edi Rama, në takimin për prezantimin e fituesve të startup dhe Startup Grant 2024, zbuloi edhe një bisedë me Mira Muratin. 

Sipas kreut të qeverisë, ajo që i ka thënë Murati është se shpejtësia e transformimit me Inteligjencën Artificiale është e ‘frikshme’, dhe për të kaluar nga një gjë në një tjetër do të duhet vetëm pak kohë. 

“Biseda me Mira Muratin, me tha diçka që ishte e frikshme. Nëse për të kaluar nga iPhone 12 te 13 është dashur një vit, për të kaluar nga një gjë tek një gjë tjetër, AI do të duhet një ditë. Çfarë është e re në mëngjes do të bëhet e vjetër në darkë. Deri këtu do të shkojë shpejtësia e transformimit.”, u shpreh Rama. 


Lajmi kryesor:

Prezantohen fituesit e startup, Rama: e-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 mln euro! Brenda 2026, gati projekti me Microsoft për Prokurimet Publike


Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët u rikthyen në SPAK, Berisha nuk heq dorë nga zhbërja e SPAK: Armë në dorën e Ramës, do e reformoj me Venecian! Dumani amnistoi krimin elektoral

Amerikanët u rikthyen në SPAK, Berisha nuk heq dorë nga zhbërja e SPAK: Armë në dorën e Ramës, do e reformoj me Venecian! Dumani amnistoi krimin elektoral