36 ambulanca të reja për betejën me COVID/ Brataj: Kanë 4400 litra oksigjen, mund ta çojmë pacientin nga Konispoli në Tropojë! Rama: Hedhim pas krahëve rrënimin (VIDEO)

TIRANË- 36 ambulanca të reja i janë shtuar flotës së Urgjencës Kombëtare në betejën me COVID-19, si një investim i qeverisë shqiptare për përballimin e pandemisë. Këto ambulanca janë të pajisura me 4400 litra oksigjen secila, të mjaftueshme sipas Kreut të Shërbimit të Urgjencave, Skënder Brataj për ta çuar një pacient nga Konispoli në Tropojë. "Një spital i vogël në lëvizje", tha Brataj gjatë prezantimit të mjeteve të shpëtimit brenda ambulancës, ndërsa shtoi se ato do të shpërndahen edhe në spitalet rajonalet për të përballuar betejën me COVID-in.  

Flota e re e ambulancave, për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu janë një lehtësi e madhe për çdo lloj skenari që mund të paraqitet në të ardhmen. Një prej tyre është edhe trajtimi dhe monitorimi në banesë i pacientëve të infektuar me anë të këtyre ambulancave, nëse ka një numër të lartë të të shtruarve në spitalet COVID. "Nëse ka nevojë që në një situatë të trajtohet dhe të monitorohet në banesë, ekipet e shpëtimit mund të ofrojnë shërbimin e nevojshëm, kjo është ajo që kemi projektuar", tha Manastirliu ndër të tjera, teksa tha se është dyfishuar edhe personeli i Urgjencës.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo do të shërbejë për të hedhur pas krahëve rrënimin çerek shekulli.

Në total, me flotën e re të prezantuar sot, në dispozicion janë 150 ambulanca, tha Brataj, 100 prej të cilëve në kushte të mira. Ndër të tjera, ai sqaroi se koha mesatare e mbërritjes në vendngjarje të ambulancës është 13.8 minuta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
36 ambulanca të reja/ Rama: Hedhim pas krahëve rrënimin çerek shekulli! Brataj: Shpejtësia e arritjes në vendngjarje 13.8 minuta

 

Kryeministri Edi Rama tha se me marrjen e kësaj flote të re të ambulancave, hidhet pas krahëve rrënimi sipas tij çerek shekulli.

"U plotësua me vështirësi, gjithë ajo lemeri, rrënimi çerek shekulli është pas krahëve dhe me këtë reformë dhe ristruktrurim, mbetet vetëm për të mbajtur nivelin dhe për të vazhduar me intesiteti. Momenti kur do të kaloja flama e COVID do jetë më e qetë, për aq sa mund të përdoret kjo fjalë te Urgjencat dhe do rritet cilësia e shërbimit", tha Rama, teksa pyeti Bratajn për shpejtësinë e arritjes së ambulancës në vendngjarje.

"Shpejtësia e arritjes ka qenë mesatare 13.8 minuta. Me COVID, koha është ndryshe, por nuk është Urgjencë, thjesht duhet të asistohet në spital. Jemi te 13.8 minuta për Urgjencat", përfundoi Brataj.

Ora 12:41
Brataj: Në ambulancat e reja 4400 litra oksigjeni, mund ta çojmë nga Konispoli në Tropojë pacientin

Kreu i Shërbimit të Urgjencave , Skënder Brataj tha se këto ambulanca janë të pajisura me sasi oksigjeni, për pacientët që janë me COVID-19, i mjaftueshëm. Ai ka bërë një shpjegim të pajisjeve që ndodhen brenda ambulancave.

"Janë 4400 litra oksigjeni në çdo ambulancë, mund ta çojmë nga Konispoli në Tropojë pacientin. Në momentin që hyn, është një spital që shkon te pacienti. Ne na intereson që të shkojmë sa më parë të pacienti, në momentin që shkojmë pacienti është në një mini spital që do të vazhdojë të hyjë në Urgjencë dhe të ndjekë shërbimin, Këto do të shkojnë në çdo cep të Shqipërisë. Ambulancat më pas mund të furnizohen me oksigjen sapo shkojnë në spital. I kemi të plotësuara nevojat në të gjithë Shqipërisë. Kemi 748 mijë thirrje, nga 430 mijë që ishin vitin e kaluar, 135 mijë vizita në banesë  175 këshillime mjekësore, që kur e shumëzon me 120-150 që i kursen shtetit duke i shkuar në banesë, e justifikon këtë justifikim", tha Brataj.

Ora 12:29
36 ambulanca të reja në betejën me COVID/ Manastirliu: Është dyfishuar dhe ekipi i Urgjencës!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se flota e re e ambulancave është një investim i qeverisë shqiptare, në kuadër të investimeve për përballimin e pandemisë. Ajo ka bërë me dije se me këtë flotë të re është dyfishuar edhe numri i shërbimit të Urgjencave.

"Janë të mirëpajisura me të gjitha pajisjet shpëtuese, investim i qeverisë shqiptare në kuadër të fondeve të qeverisë shqiptarë në kuadër të investimeve për pandeminë.  Objektivi ynë për t'iu përgjigjur thirrjeve në kohë është realizuar. Ekipi i Urgjencës është dyfishuar se me rritjen e numrit të ambulancës kërkohej edhe një numër më i madh i stafit dhe tashmë ato janë dyfishuar", tha Manastirliu.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klodian jevgjiti: 05/01/2021 19:02

    SPITALET i ka mizerje,,,mjeket ikin ne gjermani,,ky blen goma makinash a thua se shoferet do mjekojne njerezit.....

    Përgjigju
  • ollga: 05/01/2021 19:00

    PO kur ka trafik o brataj gomari ,,prape per 13 min shkon e vend ambulanca,,,kur s'te mori korona mor pis i vlores...

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 05/01/2021 17:50

    Edo je NJISH.... qente ku lehin?

    Përgjigju
  • Arifi: 05/01/2021 15:28

    PO PSE I FUT AMBULANCAT NE SHESHIN SKENDERBEJ OR EDI RAMA OR LEGEN,,,ATY ESHTE PER KEMBESORE ,,S'KE LENE FUSHE E LULISHTE PA E MBUSHUR ME PALLATE....PS NJERI...E QELBE TIRANEN...

    Përgjigju
  • meri: 05/01/2021 15:07

    Shqiperia po Rindertohet ,faliminderit K.Ministrit atdhe-dashes e puntor.

    Përgjigju
  • Edi: 05/01/2021 12:38

    Edi je nr 1

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja