Prezantohen në MHK veshjet
etnografike të arbëreshëve të Zarës

Prezantohen në MHK veshjet<br />etnografike të arbëreshëve të Zarës
Disa veshje te djemve dhe të vajzave arbëreshe që jetojnë në Zarë të Kroacisë të punuara në akuarel nga Nikolla Arsenoviçi në mesin e shekullit XIX, si dhe aksesorë të veshjeve me origjinë kombëtare janë prezantuar në Muzeun Historik Kombëtar nga studiuesja Arjola Prifti.
 
Prezantimi është bërë këtë të premte në kuadër të projektit “Një pasdite më muze”. Prifti ka prezantuar veshje nga koleksioni i Departamentit të Etnografisë të Muzeut Kombëtar të Zarës.
 
E pyetur nga Report Tv se cili është qëllimi i këtij prezantimi, ajo shprehet se është një pasuri që duhet të njihet pasi pas shpërnguljes së arbëreshëve në Kroaci dokumentimet nuk janë shumë të pasura.

‘’Kumtesa ime ishte mbi veshjet e Arbëreshëve të Zarës të cilët janë shpërngulur nga Shqipëria, që në shekullin e XVIII. Nxorra në pah veshjet tradicionale të tyre, sesi ata i kanë ruajtur deri në ditët e sotme. Dokumentacionet kanë fare pak informacion mbi këtë shpërngulje. Dokumentimet e para i kemi në shekullin XIX, me disa akuarele të Nikolla Arsenoviçit, një piktor serbo-kroat’’, -u shpreh Prifti. 

Studiuesja Arjola Prifti rrëfen disa nga kostumet më të veçanta dhe ngjashmëritë e tyre me kostumet e rrethinave të Shkorës.

‘’Këto janë veshje që edhe sot e kësaj dite përdoren nga fshatrat e Shkodrës, vend nga i cili u shpërngulën arbëreshët e Zarës. Fshatrat janë Larjeshesta, dhe këto veshje që përdorin, janë ngjashmëria që kanë me arbëreshët e Zarës të Kroacisë’’,-u shpreh Prifti. 
 
Gjatë prezantimit janë vënë re ngjashmëritë me kostumet kombëtare të shqiptarëve, si ky kostum festiv që e mban një grua arbëreshe nga Skabrnja, rajoni i Zarës, në mesin i shekullit XIX apo kostumet ceremoniale të kësaj gruaje dhe këtij burri të këtij rajoni.
 
Me rëndësi të veçantë për studiuesit janë edhe lahuta me hark, ndërsa më mbresëlënës është një sënduk nga koleksioni i Departamentit Etnografik të Muzeut të Zarës në Kroaci, motivet e të cilit i gjejmë në relievet etnografike dhe arkeologjike brenda kufijve të Shqipërisë.

[gallery]21501[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë