Prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, arrestohen 3 persona! Tentuan të përfitonin nga biznesi në Tiranë 130 000 euro

TIRANË- Jasmin  Pepaj, Rezart  Pepaj dhe Sherif Kadroviç, duke u hequr si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit kanë tentuar që të mashtrojnë një biznes në Tiranë, me qëllimin që t’i marrin 130 mijë euro, mirëpo tentativa e tyre rezultoi e dështuar. 

3 personat nga Shkodra janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit ‘Signal’, pasi kishin ndërtuar një skemë të mirëfilltë mashtrimi, nga e cila e kishin pësuar disa biznese. Nëpër biznese u prezantoheshin sikur punonin në Drejtorinë e Tatimeve e institucione të tjera dhe flisnin në emra të zyrtarëve të këtyre institucioneve. “Preja” e radhës ka qenë një biznes në kryeqytet, mirëpo nuk arritën të çonin deri në fund planin, pasi u arrestuan në flagrancë nga policia. Uniformat blu kanë pritur deri në momentin që është bërë dorëzimi i parave dhe më pas iu janë vënë prangat. 

Operacioni është kryer nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë, e ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur edhe 12 600 euro të tjera.

Hetimet vijojnë pasi ka dyshime se përveç Jasmin  Pepaj 40 vjeç, Rezart  Pepaj 31 vjeç dhe Sherif Kadroviç, 36 vjeç të tre banues në Shkodër, ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal e ndwrsa po verifikohet sa është numri në total i bizneseve që kanë rënë pre e mashtrimit. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut