Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Spahia sulmon Bashën: PD s'është e humbësve kronikë që shesin demokratët! Më votoni për t'i treguar atyre që mbajnë zyrat se partia është e jona

Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Spahia sulmon Bashën: PD s'është e humbësve kronikë që shesin demokratët! Më votoni për t'i treguar atyre që mbajnë zyrat se partia është e jona

Bardh Spahia, kandidati i Berishës që garon për Bashkinë e Shkodrës në logon e "Shtëpia e lirisë", ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk përfaqëson demokratët, por shet vlerat dhe kontributet e tyre  për qëllime personale dhe për t'u pasuruar. Spahia tha se PD nuk i përket humbësve kronikë, ndërsa u kërkoi votën demokratëve për të treguar se PD u përket atyre dhe jo Lulzim Bashës që mban zyrat me forcë.

"Jam këtu sot sepse shumë njerëz më kanë besuar dhe jam këtu pas një manifestimi demokratik të votës së lirë nga anëtarësia e PD. Askush nuk mund të na ndalë për të pasur një shtëpi dinjitoze, një parti fitues që nuk bën pazare me sakrificën e demokratëve.  Vlerat tona më të mira i nxjerrin në pazar ata që dinë vetëm të humbasin dhe nuk njohin kontributin dhe vlerat e demokratëve. Ky është modeli më i keq, jam në këtë garë për ta zhbërë tërësisht këtë model. PD nuk është e atyre që mbajnë zyrat dhe refuzojnë të shohin realitetin por e demokratëve si ne këtu që nuk pranojnë modelin e  imponimit. Me votën tuaj më 6 mars keni shansin për të treguar se PD nuk u përket atyre që e shohin PD si mënyrë për t'u pasuruar", tha Saphia.

Të pranishëm në prezantimin e Bardh Spahisë në Shkodër si kandidat i "Shtëpisë së lirisë", ishte edhe Voltana Ademi e Belind Këlliçi i cili u bëri thirrje demokratëve dhe të zhgënjyerve nga PS që të votojnë bardh Spahinë, pasi ai përfaqëson vlerat më të mira të Shkodrës.

"Një përshëndetje për kryetaren aktuale Voltana Ademi nuk lejoi që Bashkia të binte ne duart e paligjshmërisë dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shkodranëve. Bardhit i uroj suksese dhe e di që do marrësh rezultat historik në këto zgjedhje. Këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe politike , ku nuk po luhet fati i bashkisë Shkodër, por po luhet fati i pluralizmit. Është e rëndësishme që çdo votë opozitare dhe të zhgënjyerve nga PS të shkojë për një djalë dhe një mjek që mishëron vlerat e këtij qyteti, Bardh Spahisë. Sot kam një mesazh për të rinjtë, ngrihuni në nivelin  prindërve tuaj, ata e rrëzuan diktuarën sot është detyra jonë të ngrihemi dhe të rikthejmë pluralizmin në vend", tha Këlliçi.

 


Lajmi kryesor:

Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Berisha thirrje kandidatit të Bashës: Hiq dorë nga kjo fushatë! 6 marsi është i Bardh Spahisë


I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja