Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Berisha thirrje kandidatit të Bashës: Hiq dorë nga kjo fushatë! 6 marsi është i Bardh Spahisë

Këtë pasdite në Shkodër, teksa u prezantua Bardh Spahia si kandidati i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se në këto zgjedhje qytetarët nuk votojnë vetëm për kryetarin e bashkisë, por dhe për t’i prerë biletën sa më shpejt kreut të meduzës në Tiranë, Edi Ramës.

“Ka përdorur çdo mjet dhe degradoi tek zgjedhjet me tritol dhe me dron. Ka bërë çdo gjë për të shkelmuar votën e shqiptarëve. Armik i egër i Shkodrës, kjo vetëm si hakmarrje primitive, ai s’pajtohet dot me qëndrimin e Shkodrës dhe shkodranëve.”-tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha, i bëri edhe një thirrje kandidatit të Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushatit. Berisha i bëri thirrje këtij të fundit ta lërë këtë fushatë, të bëjë disa ditë pushim dhe të takohen më vonë përsëri, se gabime bëjnë të gjithë.

“Xhemalit i bëj thirrje të mos bëhet si shoku Xhemal. Bëj disa ditë pushim dhe hajde takohemi sërish, se gabime bëjnë të gjithë. Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e triumfit, idealeve tuaja, baballarëve, gjyshërve, traditës suaj, të rinjve, të ardhmes së Shkodrës.”-tha Berisha.

Ish-kryeministri, tha se 6 marsi do jetë festa e fitores së ‘Shtëpisë së Lirisë’ dhe Bardh Spahisë.

“Jam i bindur se me 6 mars, Shkodra do ngadhënjejë mbi të keqen, të shkuarën. Do votojë birin e saj, qytetarin e saj, intelektualin, shërbëtorin, mjekun, Bardh Spahia. Ai ka vlerat më të mira të mëkuara nga ky qytet i bekuar. Mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të familjes së tij. Garon këtu edhe partia e Edi Ramës. Ai po e zbraz Shkodrën nga rinia.”-tha Berisha.

Bardh Spahia, kandidati i Berishës që garon për Bashkinë e Shkodrës në logon e "Shtëpia e lirisë", ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk përfaqëson demokratët, por shet vlerat dhe kontributet e tyre për qëllime personale dhe për t'u pasuruar.

Spahia tha se PD nuk i përket humbësve kronikë, ndërsa u kërkoi votën demokratëve për të treguar se PD u përket atyre dhe jo Lulzim Bashës që mban zyrat me forcë.

20 kandidatë do të jenë në garë për zgjedhjet e 6 marsit që do të mbahen në 6 bashki të vendit. Nga 11 parti të regjistruara, vetëm 4 subjekte çojnë kandidatë. Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Spahia sulmon Bashën: PD s'është e humbësve kronikë që shesin demokratët! Më votoni për t'i treguar atyre që mbajnë zyrat se partia është e jona

Bardh Spahia, kandidati i Berishës që garon për Bashkinë e Shkodrës në logon e "Shtëpia e lirisë", ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk përfaqëson demokratët, por shet vlerat dhe kontributet e tyre  për qëllime personale dhe për t'u pasuruar. Spahia tha se PD nuk i përket humbësve kronikë, ndërsa u kërkoi votën demokratëve për të treguar se PD u përket atyre dhe jo Lulzim Bashës që mban zyrat me forcë.

"Jam këtu sot sepse shumë njerëz më kanë besuar dhe jam këtu pas një manifestimi demokratik të votës së lirë nga anëtarësia e PD. Askush nuk mund të na ndalë për të pasur një shtëpi dinjitoze, një parti fitues që nuk bën pazare me sakrificën e demokratëve.  Vlerat tona më të mira i nxjerrin në pazar ata që dinë vetëm të humbasin dhe nuk njohin kontributin dhe vlerat e demokratëve. Ky është modeli më i keq, jam në këtë garë për ta zhbërë tërësisht këtë model. PD nuk është e atyre që mbajnë zyrat dhe refuzojnë të shohin realitetin por e demokratëve si ne këtu që nuk pranojnë modelin e  imponimit. Me votën tuaj më 6 mars keni shansin për të treguar se PD nuk u përket atyre që e shohin PD si mënyrë për t'u pasuruar", tha Saphia.

Të pranishëm në prezantimin e Bardh Spahisë në Shkodër si kandidat i "Shtëpisë së lirisë", ishte edhe Voltana Ademi e Belind Këlliçi i cili u bëri thirrje demokratëve dhe të zhgënjyerve nga PS që të votojnë bardh Spahinë, pasi ai përfaqëson vlerat më të mira të Shkodrës.

"Një përshëndetje për kryetaren aktuale Voltana Ademi nuk lejoi që Bashkia të binte ne duart e paligjshmërisë dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shkodranëve. Bardhit i uroj suksese dhe e di që do marrësh rezultat historik në këto zgjedhje. Këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe politike , ku nuk po luhet fati i bashkisë Shkodër, por po luhet fati i pluralizmit. Është e rëndësishme që çdo votë opozitare dhe të zhgënjyerve nga PS të shkojë për një djalë dhe një mjek që mishëron vlerat e këtij qyteti, Bardh Spahisë. Sot kam një mesazh për të rinjtë, ngrihuni në nivelin  prindërve tuaj, ata e rrëzuan diktuarën sot është detyra jonë të ngrihemi dhe të rikthejmë pluralizmin në vend", tha Këlliçi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/02/2022 01:41

    B.Spahia qenka mekuar me vlerat me te mira te qytetit?!Shkodra e meriton 100 % zjarrvenesin sepse qenka pasqyra e vlerave te Shkodres!

    Përgjigju
  • Kola: 12/02/2022 19:45

    2 prilli eshte i Ali Spahise Ledi!

    Përgjigju
  • Ledi: 12/02/2022 18:49

    6 Marsi i Bardh Soahise thote Saliu ,po 2 Prilli i kujt eshte ?

    Përgjigju
    • Ascoli: 12/02/2022 19:35

      2 prilli eshte i Ali Spahise!! Asnje tjeter, pervec Ali Spahise nuk e ka shkaktuar 2 prillin! Ne gjurmet e te atit vazhdoi edhe "Barlli" nese kujtoni djegjet tek shkolla e mesme Shejnaze Juka me rastin e zgjedhjeve vendore 2019.... nuk e kuptoj se si mund te pretendoje nje kandidat qe nuk banon ne nje qytet te behet major i saj?!! Nuk e kuproj se si nje popull me mend ne krye te votoje nje rob qe nuk banon prej 30 vitesh ne qytetin qe do te drejtoje??! Apo do te drejtoje me marioneta te tipit Çylybyli?!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë