Prezantohet “Real Madrid Resort Island”, projekti galaktik

Prezantohet “Real Madrid Resort Island”, projekti galaktik
Projekti i quajtur “Real Madrid Resort Island”, që do të ndërtohet në bashkëpunim me qeverinë e Ras Al Khaimah pritet të kushtojë 1 bilion dollarë. Real Madridi shpreson që në këtë resort të afrohen 1 milion turistë në vit por Florentino Perez theksoi faktin e forcimit të pozicionit të “Los Blancos” në Azi në një kohë kur Katari do të presë Kupën e Botës në 2022.

“Real Madrid Resort Island” do të jetë një resort sportiv i klasit të lartë në të cilën turizmi dhe sporti do të afrojnë me miliona njerëz që duan të shpenzojnë për cilësinë e mirë” deklaroi i lumtur Florentino Perez gjatë prezantimit të projektit.

Krahas parkut të madh turistik e sportiv, resorti do të ketë 450 dhoma të një hoteli me 5 yje, një qendër të madhe tregtare, një muze të klubit spanjoll si dhe një stadium mbi det prej 2 mijë vendesh. (supersport)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën