Prezantohet manuali për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen e Kuvendit
TIRANË, 12 Dhjetor/ATSH/.- Një manual që synon pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen e parlamentit, i hartuar në bashkëpunim me prezencën e OSBE-së, u prezantua të premten në kryesinë e Kuvendit, gjatë një takimi të zgjeruar me praninë e deputetëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, diplomatë, etj. Ky dokument synon që përmes pjesëmarrjes së publikut në procesin […]
TIRANË, 12 Dhjetor/ATSH/.- Një manual që synon pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen e parlamentit, i hartuar në bashkëpunim me prezencën e
OSBE-së, u prezantua të premten në kryesinë e Kuvendit, gjatë një takimi të zgjeruar me praninë e deputetëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, diplomatë, etj.
Ky dokument synon që përmes pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës së parlamentit, t'i sjellë individët më afër qeverisjes, duke u krijuar mundësinë të adresojnë probleme dhe të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për to, të vlerësojnë rezultatet e zbatimit të politikave, të mbikëqyrjes së veprimtarisë të të zgjedhurve të tyre për t'i bërë ata më të përgjegjshëm, etj.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se me këtë udhëzues opinioni publik tashmë është vendimarrës në parlament.
Ndërsa, ambasadori i Prezencës së OSBE-së, Florian Raunig, e vlerësoi dokumentin në fjalë, i cili tha ai i shërben forcimit të marrëdhënieve mes shoqërisë civile dhe Kuvendit. Parlamenti, tha Raunig, është institucioni qendror i demokracisë parlamentare ku zgjedhësit çojnë përfaqësuesit e vet që t'i përgjigjen nevojave të tyre në kohë dhe në mënyrë efektive. Megjithatë, theksoi ambasadori, parlamenti ka nevojë për një partner aktiv, shoqërinë civile, e cila luan një rol kritik në monitorimin e punës së Kuvendit. Gjithashtu, ai theksoi se shoqëria civile duhet të luajë një rol thelbësor në zhvillimin e një marrëdhënie pozitive e transparente mes shtetit dhe qytetarëve të tij. Kuvendi duhet të jetë një vend ku qytetari mund të ndihet i mirëpritur, shtoi ai. Manuali i mundëson publikut që nga qytetari i thjeshtë e deri tek organizatat jofitimprurëse të shndërrohen nga vëzhgues pasivë të politikave ligjore nga të cilat preken, në pjesëmarrës aktivë të zhvillimit të komunitetit ku bëjnë pjesë dhe në ofrues të përmirësimit të këtyre politikave. Në këtë manual, pjesëmarrja e publikut është trajtuar në aspektin e informimit, te konsultimit, dialogut dhe partneritetit. /a.s//a.ke/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56