Prezantohet ministri i ri, Xhafaj:
Duhet "Vetting" dhe për policët

Prezantohet ministri i ri, Xhafaj:<br />Duhet
Pas largimit nga detyra të Saimir Tahirit, kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të hënë  ministrin e ri në detyrë Fatmir Xhafajn.
 
Gjatë takimit me drejtuesit e policisë, Edi Rama u shpreh se është i bindur se ministri i ri do të vazhdojë të vijojë me vullnet reformimin e Policisë.
 
E ndërsa Xhafaj, në fjalën e tij të parë si ministër, është shprehur se sfida e tij kryesore gjatë drejtimit të ministrisë së Brendshme është fshirja e Shqipërisë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabisin.
 
Ai u shpreh se do të ketë tolerancë zero për të gjithë punonjësit që merret e përfshirë në trafikun e drogës si dhe deklaroi se ka ardhur koha për të bërë "Vetting" dhe për figurën morale të policëve.
 
"Nuk do lejojmë përfshirjen e policisë në zgjedhje, zgjedhjet dhe policia janë të qytetarëve. Mendoj se ka ardhur koha për të bërë "Vetting" dhe për figurën morale të policëve", u shpreh Xhafaj.
 
Puna e bërë nga ish- ministri i Brendshëm Saimit Tahiri është vlerësuar me notat më pozitiva si nga kryeministri Rama ashtu edhe nga vetë ministri i ri Xhafaj.
 
"I shpreh vlerësimin ministrit paraardhës, por shpreh dhe bindjen se ministri i ri do të vazhdojë punën me vijë të palëkundur punën e nisur 3.5 vite më parë", u shpreh rama.
 
"Vlerësoj punën e bërë me përkushtim të punës së Tahirit i cili ka një meritë të veçantë në ngritjen e Policisë së Shtetit", tha Xhafaj.


 
Rama: Rama: 2017 do jetë fundi i historisë së kanabisit
Kryeministri Rama në fjalës së tij, ka bërë një përmbledhje të historikut të Policisë së Shtetit, sipas të cili është shndërruar në institucionin më të besueshëm.
 
Rama ka vlerësuar punën e bërë kundër kanabisit dhe u shpreh se viti 2017 do të jetë fundi kësaj historie. Gjithashtu ai është shprehur se falë punës së policisë janë sekuestruar 100 mln euro para nga krimit si dhe është ulur numri i vrasjeve për hakmarrje.
 
"Pas shkatërrimit të republikës së turpit në Lazarat dhe rezultateve kundër kultivimit të kanabisit kemi të gjitha arsyet që ta konsiderojmë 2017 vitin që i vë kapak kësaj historie të gjatë, që nuk filloi në 2013, por që në 2017 janë të gjitha premisat që të ketë edhe epilogun e saj. Puna e nisur me kontrolle për të parandaluar mbjelljen e kanabisit si dhe zbritja deri në përgjegjësi personale për cdo punonjës policie për çdo rrënjë të kultivuar përbën bazë inkuarjuese që në vjeshtë të dalim krenarë përballë popullit dhe partnerëve dhe ti japim Shqipërisë një notë pozitive në raport me këtë fenomen të trashëguar nga e shkuara dhe të zhvilluar në vite", u shpreh Rama.

Xhafaj: Prioritet ta zhdukim Shqipërinë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis
Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka prezantuar sot objektivat e tij, sipas të cilit sfida e tij kryesore është ta heq Shqipërinë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis.

"Lufta për parandalimin e mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit dhe luftën kundër trafikut narkotik do të jetë thelbi i punës time dhe ekipit drejtues. Sfida ime është që ta nxjerrim Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis", u shpreh Xhafaj.

Pas akuzave të shumta nga opozita për përfshirjen e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e 18 qershorit, Xhafaj u shpreh se sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një nga prioritet e tij si ministër i Brendshëm
 
"Ajo që pritet është paanshmëria e ministrisë në këtë proces dhe kjo do të jetë kryefjala jonë. Paanësi në çdo veprimtari që do të kryejmë për mbarëvajtjen e procesit. Do të ndëshkohet rëndë çdo përfshirje apo çdo rol tjetër i policisë së organeve të saj që tejkalon në këtë proces kompetencat e përcaktuara nga ligji. Zgjedhjet janë të qytetarëve dhe policia i takon qytetarëve ndaj nuk do lejojmë që policia të ndikojë në këtë process. Aspirata jonë është zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Xhafaj. 

Sipas tij sulmet e bëra ndaj tij, vijnë nga ata persona që nuk duan Reformën në Drejtësi.

“Pavarësisht sulmeve personale dhe familjare, nga individë politik që se duan reformën në drejtësi, unë deklaroj se nuk do ndaloj asnjë çast përpjekjet e mia dhe energjitë për zbatimin e reformës. Në këto 3 vjet e gjysmë kemi punuar për të bërë shtet, shtetin e së drejtës. Ky mbetet angazhimi ynë thelbësor përballë qytetarëve", tha Xhafaj.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij