Plani i Motivimit të Administratës: Fleksibilitet në orarin e punës, në qershor hyn në fuqi rritja e rrogave! Rama: Nuk është çerdhe e të këqijave, por aset kombëtar

Qeveria ka prezantuar sot planin e Motivimit të Administratës Publike, që përfshin rritjen e pagave në qershor të 2024, fleksibilitetin e orarit në punë, vlerësimin e performances së punonjësve si dhe një seri masash mbështetëse për mbarëvajtjen e punës në Administratë dhe trajtimin e punonjësve.

Pikat kryesore të planit të motivimit janë shpalosur nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

 1.Fleksibiliteti i orareve në punë

“Sot prezantojmë disa elementë të paketës së motivimit. E para ndër kërkesat tuaja ka qenë garantimi i fleksibilitetit të orarit. Ndaj dëshiroj të ndaj me ju lajmin e mirë që brenda këtij viti do t’u mundësojë punonjësve të alternojnë dhe përzgjedhin nisjen e orarit ditor të punës, sipas agjendës që dikton dhe jeta familjare, dhe shoqërimi i fëmijëve në çerdhe, kopështe dhe shkolla. Teksa të gjithë duhet të jemi në punë brenda një fashe orare të përcaktuar 09.00 me 15:30, kolegët mund të përzgjedhin që ta nisin ditën e tyre më herët dhe ta përfundojnë më herët dhe e anasjellta, praktikë kjo tashmë e aplikuar në disa vende të Evropës, dhe që natyrisht i përjashton ato njësi që kanë kontaktin e drejtpëdrejtë me qytetarin”, tha ajo.

Ndërkohë Pirdeu shtoi do ketë dhe disa risi të tjera për sa i takon lejes së zakonshme.

"E dyta në listë, ishte një kërkesë e përsëritur për të hequr kufizimin ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarike, Ju e kërkuat masivisisht, si një ndër prioritetet kryesore, dhe ne po përgjigjemi për heqjen e këtij kufizimi, duke çliruar kështu mundësinë që kushdo të planifikojë pushimet që i takojnë ligjërisht në segmente kohore më të shkurtura se një jave,” tha ministrja Pirdeni.

 2.Rritje pagash brenda vitit 2024

Gjatë fjalës së saj ministrja theksoi se në korrik përmbyllet dhe rritja më e madhe e rrogave për administratën publike, plan i nisur një vit më parë.

"Rritja e pagave ka hyrë aktualisht në një fazë të dytë, e cila do të përmbyllet brenda këtij viti dhe do të përfshijë rritjet për nëpunësit civil të nivelit specialist, Forcat e Armatosura, punonjësit e sigurisë, si dhe të gjithë punonjësit në sektorin e arsimit dhe së fundi nga rradha por jo nga rëndësia, pagat e punonjësve të institucioneve të qeverisjes vendore, sikurse nga Kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor. Kjo reformë i ka dhënë tashmë frytet e para, evidentuar kjo me rritjen 23 % rritje të numit mesatar të aplikatëve për rekrutime jashtë shërbimit civil për pozicione të nivelit të mesëm dhe të ulët drejtues, pikërisht për shkak të rritjes më të ndjeshme të pagës së kësaj fashe dhe uljes në masën 15% të dorëheqjeve".

3.Vlerësim performance

Krahas rritjes së pagave do të ketë gjithashtu një vlerësim performance të punonjësve të administratës.

"Puna e institucionit do të matet mbi bazën e treguesëve të qartë të performancës, përfshirë këtu dhe aspekte të zhvillimit të kapitalit të tyre njerëzor. Sikurse do të parashikohet në ligj mundësia e dhënies së bonuseve për performancë të mirë në punë, brenda kufizimeve të diktuara nga nevoja e ruajtjes së një qasje sa më objektive".

4.Trajnime

Ajo tha se prej qershorit nis edhe akademia e lidershipit. 

" Prej qershorit nis akademia e lidershipit. Do të ketë një trajnim lidershipi të drejtuesve".

Administrata publike nuk është çerdhja e të këqijave, por një aset kombëtar, tha Kryeministri Rama në fjalën e tij duke iu përgjigjur akuzave të opozitës. Ai shtoi se më herët ky plan motivimi ishte i pamundur pasi administrata publike ka qenë e angazhuar kryesisht në shërbimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërsa sot sipas tij, 95 % e këtyre shërbimeve janë online. 

“Fleksibilitetin në punë ka qenë e pamundur ta mendoje për shkak se numrin më të madh të punonjësve e kishim të angazhuar në shërbimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Sot shërbimet i afrojmë në 95% të tyre online. Sot nuk ka më radhë, që të presësh, që të shkosh dhe të rrish në sportele. Por administrata nuk është çerdhja ku janë mbledhur gjithë djajtë dhe ndodhin gjithë gjërat e këqia. E shoh dhe e vlerësoj punën tuaj si një aset të rëndësishëm kombëtar. Fakti që po ekspozohen dhe trajtohen rastet e korrupsionit deri në nivelet më të larta, është një tregues që ne nuk kemi pse të ulim kokën, por duhet të krenohemi që shyqyr që po ndodh, pasi ka qenë një fakt i njohur niveli i korrupsionit”, tha Rama.

Faktin që në administratë rastet e korrupsionit po goditen, Rama e konsideroi tregues se fenomeni po luftohet seriozisht.

"Fakti që sot publiku ballafaqohet me më shumë raste nuk tregon se korrupsioni është rritur, tregon se po luftohet seriozisht, sepse aty kanë qenë problematikat korrupsioni, por flitej nga të 4 anët dëgjohej dhe askush nuk ekspozohej. Për këtë arsye duke u gjendur para ekspozimit, vetvetiu krijohet ideja se këtu po ndodh diçka shumë e rëndësishme. Po ndodh diçka shumë e rëndësishme dhe në aspektin e nderit të punonjësve të administratës. Është e padrejtë se për shkak të një pjese që janë në çdo sektor të shikohet gjithë masa e madhe a atyre që punojnë si e infektuar".

Plani i Motivimit të Administratës Publike, Rama shtoi se është "pjesë e sfidës së Shqipërisë 2030 për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit shqiptar në shërbim të interesave të vendit e të qytetarëve.

Në aktivitetin për prezantimin e planit të motivimit të administratës publike, i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato, për të cilin administrata luan rol kyç për integrimin në BE. Gjatë eventit u vlerësuan me trofe simbolike 11 punonjës të administratës nga 11 ministri dhe Kryeministria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Rama takim me administratën publike: Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave

1716998897_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në qershor do ketë rritje pagash për administratën publike.

'Në qershor hyn në fuqi rritja e re pagave dhe kështu të gjithë do të kenë rritje në pagën e tyre dhe të arrijmë objektivin që kemi shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Nuk diskutohet. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni. Paga e radhës do të jetë paga e rritur dhe është një rritje e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin. Edhe më shumë do të jenë. Është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe. Do të rrisim mbështetjen për pensionistët.'- tha Rama.

Ora 18:07
‘Çerdhe djajsh’, Rama u përgjigjet kritikave për administratën: Jeni aset kombëtar i jashtëzakonshëm

1716997357_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e planit të motivimit për administratën publike ka përgëzuar punën e saj, në rrugën e procesit të integrimit në BE.

Rama tha se më parë për administratën publike ishte krijuar ideja se ‘janë një çerdhe djajsh’, por sot theksoi kryeministri, duke parë punën që ka bërë për integrimin ne BE, mun dtë thotë se është në aset kombëtar.

‘Nëse unë vet nuk do të isha i penguar psikologjikisht që ta vlerësoja administratën tonë publikisht. Megjithëse e dija që administrata jonë ka plot të meta dhe boshllëqe për të mbushur. Çerdhja ku janë mbledhur gjithë djajtë dhe ndodhnin gjëra të këqija. Por qysh nga momenti kur kam parë dhe kam përjetuar me një krenari të jashtëzakonshme sesi një përfaqësi e kësaj administratë e ka përfaqësuar Shqipërinë, në procesin screeming, se kam fare problem se çfarë do që të thotë kush, sepse vërteta është se ne kemi në administratën tonë një aset të jashtëzakonshëm kombëtar. Ky aset është shumatorja juaj dhe e shumë të tjerëve si ju. Nuk është aspak penguese si mua që ta shohë dhe ta vlerësojë punën tuaj si një kontribut të rëndësishëm kombëtar për shkak të rasteve të korrupsionit dhe keq bërjes. Besoj se fakti që po ekspozohen dhe po trajtohen është shumë inkurajues.

Fakti që sot publiku ballafaqohet me më shumë raste nuk tregon se korrupsioni është rritur, tregon s epo luftohet seriozisht, sepse aty kanë qenë problematikat korrupsioni, por flitej nga të 4 anët dëgjohej dhe askush nuk ekspozohej. Për këtë arsye duke u gjendur para ekspozimit, vetvetiu krijohet ideja se këtu po ndodh diçka shumë e rëndësishme. Po ndodh diçka shumë e rëndësishme dhe në aspektin e nderit të punonjësve të administratës. Është e padrejtë se për shkak të një pjese që janë në çdo sektor të shikohet gjithë masa e madhe a atyre që punojnë si e infektuar. E përsëris, se fakti që ne Shqipëria përballemi me një porces sfidues, aq profesional si ai i screenimin të gjithë organizimit nga BE, me aq sukses dhe fakti që ky rezultat u tha në mënyrë të përsëritur nga partnerët tanë, është një arsye shumë e fortë për tu ndjerë të motivuar të pasjes më në fund të një administratë publike që është në lartësinë e ambicieve të kësaj republike. Do t’ja dalim se këtu ka një ndërthurje shumë të madhe të eksperiencës me energjitë e reja.

Për t’i dhënë një qetësi dhe siguri punonjësve për shkak të ndryshimit të pushtetit të kahjeve politike. Unë besoj se është shumë pozitive kjo që ka nisur dhe jam shumë mirënjohës Adeas për pasionin dhe vendosmërinë dhe aftësinë për të rregulluar skuadrën. Jetën e administratës publike ta bëjmë sa më përmbushëse.’- tha Rama.

 

 

Ora 17:53
Plani i Motivimit, Rama: Modernizimi i administratës publike, thelbësore

Kryeministri Edi Rama gjatë falës së tij në aktivitetin ku u prezantua plani i motivimit të administratës publike, tha se modernizimi i administratës është thelbësore.

“Nëse ka një vlerë të posaçme sot ky takim pas fillimit të procesit që udhëhiqet nga Adea për rienergjizimin e Administratës Publike është fakti që sikundër ju e patë, nisma ka një element thelbësor në të gjithë mënyrën  se si ëhstë projektuar. Sa më shumë të përmirësohen, aq më shumë secili mund të presë nga vetja dhe nga ne. Në dukej duken gjera të vogla, njeriu thotë ‘pse nuk janë bërë më parë’. Pikërisht sepse nuk është ndjekur më parë një praktikë e tillë, shefave që marrin vendime u duken të vogla.

Shefave që marrin vendime u duken të vogla sepse shefat nuk i numëron njeri te dera në orën 8. E kanë të vështirë ta kuptojnë se numërimi i orës 8 të kthehet në një akt formal të gjoja disiplinës.Një ish ministër koleg e kishte fiks ti kapte punonjësit te dera në orën 8 e 1 minutë. Eksperienca ime ishte ndryshe, jo vetëm në ministri por më pas në bashkinë e Tiranës, gjëja kryesore sipas meje ishte të ndjerit e punonjësve, stafit të ministrisë e pastaj bashkisë si pjesë e një pune të përbashkët, misioni të përbashkët. Dhe jo si pjesë enjë rutine me një disiplinë formale që ta heq qejfin e ditës së punës që në momentin që të numërojnë te dera, a thua se në 8 e 1 minutë do niset rraketa për në hënë.

Pra fleksibiliteti në orarin e punës është jo vetëm normal fare të konsiderohet, por sot është i mundur edhe për një arsye tjetër. Ka qenë dhe e pamundur ta mendoje fleksibilitetin në punë për shkak të një numri të madh punonjësish të angazhuar në shërbime të drejtpërdrejta te qytetarët. Sot nuk e kemi këtë problem pasi shërbimet po jepen masivisht online.  Janë 90% e proceseve online, kjo bën që përmbajtja e punës pas dyerve të mbyllura të sporteleve të jetë një përmbajtje që mund të administrohet me fleksibilitet. Nënat me fëmijë kanë nevojë të shkëputen për tu kujdesur për fëmijët, për prindërit për vjehrrat etj”, tha Rama.

Ora 17:49
Ambasadori Gonzato: Administrata publike kyçe për integrimin në BE, kërkohen sisteme karriere të bazuara në meritë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e Planit të Motivimit të Administratës Publike, tha sot se administrata publike është kyçe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Gonzato tha se 70% e legjislacionit të BE do të duhet të zbatohet në nivelin lokal. “Mendoj se roli juaj është kyç në procesin e anëtarësimit. Ju jeni vërtet asetet e Shqipërisë për negociatat për anëtarësim në BE”, iu drejtua ai të pranishmëve në takim.

"Administrata publike është kyçe. Është ajo makineri përmes së cilës vendi përparon prioritetet e veta. Më vjen mirë që qeveria njeh rëndësinë e nëpunësit publik. Duhet të ketë një administratë publike pa korrupsion, transparente dhe llogaridhënëse për të ofruar shërbimet më cilësore për qytetarët dhe bizneset. Për të mundësuar që Shqipëria të luajë rolin e plotë si anëtare e BE. Duhen sisteme karriere të bazuara në meritë. Sisteme transparente, të bazuara në vlerësimin e aftësive të njerëzve.

Nuk është rastësore që për BE, reforma e administratës publike është thelbësore si elementët e tjerë të anëtarësimit. Reforma e administratës publike do të jetë një nga faktorët përcaktues të integrimit. Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes realist dhe ambicioz dhe përcakton hapat më të rëndësishëm që shërbimi civil të jetë në lartësinë e detyrës që e pret. BE nuk po rri ulur e pret që këto reforma të bëhen, por BE po ndihmon në realizimin e tyre. Dje përmbyllëm një projekt trajnimi tremujor në BE të administratës. Një pjesë ishin nga niveli lokal. E kemi thënë që 70% e legjislacionit të BE do duhet të zbatohet në nivelin lokal”, përfundoi Gonzato.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 30/05/2024 10:14

    Mos fol për administratën se e ke për turp.

    Përgjigju
  • sertydy: 30/05/2024 09:27

    Mund te risni pagen, por paga nuk e zhduk injorancen dhe paaftesine qe mbizoteron ne administrate. paga nuk te ben me te ditur, me te pergjigjshem dhe me komunikues. drejtimi eshte art nuk behet me njerez medioker. Administrata (jo te gjithe0 jane te varfer ne shpirt dhe ne dije. Administrata publike ka deshtuar plotesisht me sukses. ky ishte edhe qellimi i mediokerve ne drejtim.

    Përgjigju
  • Tutu: 30/05/2024 04:49

    Kjo administrate eshte nje çerdhe e injorances, hajdullekut , poshtersise dhe cfaredo te keqeje ne kete vend te mallkuar , duke filluar qe nga roja e deri te kryeministri … sa per aset kombetar , eshte vetem nje aset turpi dhe ka vetem vleren e nje aseti apo te bandes zgjedhore …!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë