TIRANE - Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Agjensia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe UNICEF prezantuan sot Planin e Veprimit për Fëmijë 2012-2015.

"Plani i Veprimit për Fëmijë 2012- 2015 synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm qeveritarë - qendrorë e lokalë, donatorëve, shoqërisë civile dhe komunitetit, për të marrë vendime të orientuara për të garantuar respektimin e të drejtave të fëmijëve", theksoi Ministri Ksera.

Duke u ndalur tek risitë e Planit të Veprimit, Ministri i Punës theksoi se, "plani synon të kontribuojë në arritjen e rezultateve strategjike, si rritja e rolit të njësive të qeverisjes vendore në vlerësimin e nevojave të fëmijëve në raport me realizimin e të drejtave të tyre dhe zbutjen e varfërisë; reformimi i sistemit të shërbimeve sociale për fëmijë, ku parashikohet kalimi nga qendra rezidenciale në qendra të tipit “shtëpi familje”; harmonizimi i politikave per të drejtat e fëmijëve nëpërmjet funksionimit të mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel qendror dhe vendor."

“Për herë të pare - vuri në dukje Ministri Ksera - Plani i Veprimit parashikon pilotimin në disa njësi vendore të një skeme të re të ndihmës për fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm dhe që vijnë nga familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike.”

Në prezantim merrni pjesë edhe Zv/përfaqësuesja e UNICEF znj.Vera Gavrilova, Kryetarja e Angjesisë për të Drejtat e Fëmijeve, Miranda Pasha, përfaqësues të insitucioneve përgjegjëse për realizmin e planit, të pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe donatorëve.

(im/shqiptarja.com)