TIRANË, 2 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Platforma kombëtare kundër korrupsionit ka bërë bashkë krerët e lartë të institucioneve të vendit dhe ministrat e kabinetit qeveritarë sot në Tiranë.
Ministri për Çështjet Vendore, Blendi Çuci në fjalën e tij, tha se "do të prezantojmë një aplikim ku të denoncojmë online korrupsionin nëpërmjet telefoni, kompiuterit në mënyrë dixhitale ku janë në dispozicion 22 faqe të instutucioneve ku mund të denoncohet korrupsioni, por deri më sot nuk ka funksionuar siç duhet".
"Ne kemi menduar të thjeshtojmë mënyrën për të denoncuar online, pasi denoncimet humbasin nëpër zyrat e qeveritarve pa dhënë përgjigje dhe duke bërë një mal me letra dhe asgjë efikase, prandaj ne kemi zgjedhur vetëm një faqe "stopkorrupsjoni.al". Ky është portal, kjo është faqja kryesore dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë korrpsioni", tha Çuci.
Po ashtu, Çuçi vijoi duke shpjeguar se çdo material kompromentues, video, shkresa duke i adresuar ne faqen stopkorrupsioni.al ku do të gjeni dhe faqet sipas dikastereve.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, tha se duhet një bashkëpunim mes shoqërisë dhe zyrtarëve. Sipas tij tani është radha e qytetarëve të provojnë qeverinë.
"Korrupsioni është një fenomen që është bashkërendues me sistemin e demokracisë, ndaj është një betejë e përhershme. Në asnjë mënyrë nuk duhet të  dekorajohemi që këtë luftë ta ndalojmë, por të na inkurajojë për të vazhduar më tej. Duhet një bashkëpunim mes shoqërisë dhe zyrtarëve. Korrupsioni është kur të gjithë ia fusin të gjithëve. 22 raste janë raportuar vetëm nga qeveria dhe institucionet zyrtare. Ka një burokraci që dekurajon qytetarët për të denoncuar, shumë denoncime humbasin në zyrtat qeveritare pa dhënë asnjë përgjigje. Portali të con në një rrugë të sigurt se rasti i korrupsionit do të ndiqet nga institucionet. Për 30 ditë do të ketë përgjigje për qytetarin", deklaroi Çuçi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri u shpreh se "kemi punuar me ministrin Çuçi për të ndërtuar pas këti aplikacioni një aplikacion institucional që t'u përgjigjet qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të mundur që të luftojë korrupsioni qoftë me masa apo forma ligjore. Ky aplikacion është vetëm një dritare për të denoncuar korrupsionin por nga ana tjetër ne po punojmë fortë që çdo denoncim të marrë rrugë ligjore. Ministria e Brendshme ka bërë të mundur të denojë më shumë se 300 punonjës policie dhe ndërkohë me masa administrative janë ndëshkua 800 punonjës që janë më shumë se 11%. Na duhet ky aplikacion për të dënuar korrupsionit dhe ne jemi të gatshëm për ta bërë këtë sistem funksional".
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha që hapi konferencën tha se korrupsioni na largon nga Evropa. Sipas saj qeveria është e vendosur të luftojë korrupsionin. Ministrja ftoi qytetarët të bëjnë denoncimet e tyre në këtë platformë online. "Nuk do të ndalim asnjë moment luftën ndaj korrupsionit, ne do të zgjidhim fenomenin e korrupsionit. Kemi këmbëngulje dhe besueshmëri në luftwn ndaj korrupsionit. Eksperienca ndërkombëtare do na ndihmojë të kemi sukses. Korrupsioni na largon nga evropa. Gjithë qytetarët duhet të bëhen pjesë e këtij portali", deklaroi Gjosha.
/a.g/