Në këtë dokument parashikohet ngritja e një strukture të re brenda Kryeministrisë, e cila do të mbledhë dhe do të filtrojë informacione nga institucionet e sigurisë në vend për të dhënë më pas një analizë dhe sugjerime në nivel strategjik, jo operacional, pa prekur kompetencat e institucioneve të tjera.
Mungesa e opozitës në këtë mbledhje bëri që deputeti i LSI-së, Luan Rama, të kërkojë që të djathtëve t’iu dërgohej drafti me shkrim.
Në të njëjtën linjë qendroi dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi që për kërkoi që për informacione sekrete të ruhej komunikimi
Dokumenti i ri i Sigurisë Kombëtare pritet të marrë miratimin e Kuvendit brenda përfundimit të sesionit në korrik, me qëllim që Shqipëria të paraqitet e pajisur me të në samitin e NATO-s në shtator.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
