Prezantohet projekti i Tramit për
Tiranën...me kosto 120-155.5 mln €
Pas tre viteve premtime, Tirana duket se do të ketë shërbimin e transportit publik përmes Tramit…por edhe sot është prezantuar projekti. Basha tha se kostoja e këtij shërbimi do të jetë 50 lekë, dhe se cmimi i mesatarizuar do të ishte 41 lekë për person, por se si do të përkthehen këto dy shifra në cmimin netto të biletës për qytetarët, kjo mbeti e pakuptuar në prezantimin e projektit.
TIRANE – Pas tre viteve premtime, Tirana duket se do të ketë shërbimin e transportit publik përmes Tramit, i cili funksionon me energji elektrike…por edhe sot është prezantuar projekti…
Kryebashkiaku Basha, në prezantimin e projektit të Tramit, u kujdes të shprehë me entuziamëm që para “mosbesuesve” ia doli të mbajë premtimin e bërë nga koha kur erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës 3 vjet më parë. Ai i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të mbështesë projektin për ndërtimin e Tramit, si dhe të tregojë vullnet për realizimin e tij.
Linja e parë do të jetë Kombinat-Kinostudio, e cila sipas Bashës do të përshkohet me Tram në vetëm 24 minuta, por se sa do t’i kushtojë qytetarëve ky shërbim, kjo nuk u bë e ditur gjatë prezantimit të sotëm.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, tha se kostoja e këtij shërbimi do të jetë 50 lekë, dhe se cmimi i mesatarizuar do të ishte 41 lekë për person përfshirë shërbimin abone, por se si do të përkthehen këto dy shifra në cmimin netto të biletës për qytetarët, kjo mbeti e pakuptuar në prezantimin e projektit. E kostoja e përgjithshme e projektit llogaritet nga 120 milionë euro deri në 155.5 mln euro, me koncension ose me partner publik që është bashkia e Tiranës. Dhe sipas Bashës, bashkia “është që sot gati të nisë zbatimin e këtij projekti të madh”.
“Tre vite më parë e premtuam, disa edhe e mosbesuan, por sot kemi mbërritur në projektin e lëvizjes përmes tramit në Tiranë. Tre vite ë parë në garën për kryebashkiak shpalla synimin tim: zhvillimin e qytetit me prespektivë të qendrueshme, 3 vite më parë gjetëm një Tiranë që me shumë urgjencë duhej të gjenin zgjidhje për planin urban zhvillimin ekonomik dhe punëismin. Mungonin studimet ku mund të bazoheshim, por ama kishim dicka thelbësore, vizionin dhe vullnetin. Pjesë e këtij vizioni ishte dhe trami”, u shreh kryebashkiaku Basha, njëherësh lideri i opozitës.
Linja e tramit prej 9 kilometra, e papenguar nga trafiku, sipas Bashës do të ulë koston e përgjithshme të transportit në kryeqytet dhe do të ofrojë një shërbim cilësor. “90 mijë pasagjerë në ditë do të mund të udhëtojnë përmes Tramit,”- tha Basha, ndërsa shtoi se në periudhën afatmesme llogariten 186 mijë pasagjerë.
Ai tha se brenda këtij muaji i propozohet Këshillit Bashkiak autorizimin e Bashkisë së Tiranës, për dhënien me koncesion të terminalit multimodal të pasagjerëve, "stacionin që i ka munguar në dekada autobusëve ndërurbanë, trenit dhe tramit, me mbështetjn e ekspertizës më të mirë dhe fondeve të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.3%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15