/ATSH/.-  Projekti i ndihmës ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, "Tax Inspectors Without Borders - TIWB". u prezantua  te merkuren ne Residencën e ambasadorit italian ne Tirane.

Ne kete prezantim ishin të pranishem,  Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani, Ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehu.

Drejtori Qëndror i Verifikimeve të Agjensisë së Taksave Aldo Ipolito, dhe Diego Gonzales, Transfer Pricing Advisor,Tax and Development Programme pranë OECD-së, mbajten fjalen e tyre me kete rast, sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të Ambasades Italiane në Tiranë.

Duke ju referuar ketij njoftimi, projekti në kuadër të programit të OECD-së Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) Tax Inspectors Without Borders - TIWB, dhe i miratuar formalisht gjatë G-20 të Shën Pjetërburgut në shtator të 2013-tës, ka qëllim transferimin e njohurive dhe të kompetencave, në fushën e auditit, administratave tatimore të vendeve të treta, nëpërmjet ndërhyrjes me asistencë teknike në fushën e taksimit të drejtpërdrejt ose indirekt.

Gjithashtu projekti shërben në përforcimin e bashkëpunimit operativ ndërmjet Shteteve përmes shkëmbimit të "know-how" dhe të "best practices" ndërmjet Administratave tatimore, duke u përqëndruar kryesisht në fenomene tatimore ndërkombëtare.

Administrata Tatimore shqiptare (Albanian Tax Directorate - ATD) i është drejtuar OECD-së që të aderojë duke kërkuar asistencë teknike nga Italia me qëllim përforcimin e kompetencave të veta teknike, mbi transferimin e çmimeve të aplikuara nga shoqëri që i përkasin të njëjtit grup shumëkombësh në trasferimin e të mirave dhe ofrimin e shërbimeve.

Projekti parashikon transferimin e një funksionari të Agjensisë së Taksave italiane pranë strukturave të Administratës tatimore shqiptare për një periudhë gjashtëmujore që mund të rinovohet deri në një vit, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Ambasades Italiane në Tiranë.