TIRANË -Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në prani të Kryeministrit të vendit, Edi Rama, po prezanton raportin e inspektimit të burimeve njerëzore në institucionet e arsimit parauniversitar në vend, "Mësues për Shqipërinë. Kapitull i ri për reformën në arsim".
Raporti po prezantohet në Qendrën Kulturore pranë Kishës Ortodokse.
Ministrja Nikolla në fjalën e saj theksoi se "nga inspektimi i bërë nga MAS janë gjetur 2065 mësues jashtë profilit të tyre dhe 1984 mësues pa arsimin përkatës". "Kjo është shokuese", tha Nikolla.
Ministrja vuri theksin tek reforma në arsim, duke u shprehur se në çdo klasë do të ketë mësues të profilit përkatës, të cilët do të ofrojnë cilësi në mësimdhënie.
"Të punojmë për të transformuar realitetet. Sigurojmë çdo prind e çdo nxënës se para çdo fëmije do çojmë mësuesit që ata meritojnë, duke ofruar cilësi në çdo shkollë. Nuk e masim punën tonë me "sa keq e gjetëm sektorin", por se çfarë do bëjmë. Rruga jonë është e përgjegjësisë duke drejtuar së pari gishtin te veja, e duke dhënë llogari", tha ministrja Nikolla.
"Do te realizojme provim kombetar per te gjithe aplikantet qe kane aplikuar ne portalin tone. Ky testim do te monitorohet nga MAS. Deri ne dhjetor do t'i japim fund historise te mesuesve pa arsimin perkates. Do te publikojme dhe kalendarin per mesuesit. Sepse do te liçencohen te gjithe mesuesit qe jane ne sistem", tha Nikolla. /ATSH/
/Shqiptarja.com